SPAK ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen e Erion Veliajt në mbledhjen e parashikuar për datën 29 shtator.
Kërkesa ishte bërë nga Këshilli Bashkiak, me qëllim që Veliaj të ishte i pranishëm në mbledhje, por Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë miratimin për pjesëmarrjen e tij.
Vendimi i SPAK vjen në një moment kur zhvillimet rreth Bashkisë së Tiranës dhe rolit të Veliajt mbeten në qendër të vëmendjes politike dhe institucionale.
Në mungesë të autorizimit nga SPAK, Erion Veliaj nuk do të jetë pjesë e mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.






















