Politika 29 September 2026, 17:15 Nga VNA

Rama në Samitin e Euronews mbron investimin në Zvërnec: Dua Lipa? E dua, por nuk është Papa

Ndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Euronews 2026 në Bruksel, foli për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, projektet në Sazan dhe Zvërnec, protestat kundër tyre, si dhe qëndrimin publik të këngëtares Dua Lipa.

Rama deklaroi se Shqipëria po synon të tërheqë një prej investimeve më të mëdha turistike në Europë të viteve të fundit. Sipas tij, projekti i kombinuar mes ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit mund të arrijë një vlerë prej 6 miliardë eurosh ose më shumë.

Kryeministri tha se interesi i investitorëve lidhet me potencialin që ofron Shqipëria dhe mundësitë për zhvillimin e projekteve të mëdha turistike.

Duke folur për Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, Rama pretendoi se një pjesë e kundërshtimeve ndaj projektit lidhen pikërisht me emrin e tij dhe me përplasjet politike rreth Trump.

Sipas kreut të qeverisë, megjithatë, interesi për investimin në Shqipëri nuk ka motive politike. Ai tha se bisedimet kishin nisur në një kohë kur ende nuk ishte e qartë nëse Trump do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë intervistës, Rama u pyet edhe për mbështetjen që Dua Lipa u ka dhënë publikisht protestuesve. Kryeministri tha se respekton qëndrimin e artistes, pavarësisht se nuk ndan të njëjtin mendim me të.

“Duas i pëlqen protesta. Mua më pëlqen Dua. Ajo është këngëtare, nuk është Papa dhe mua më pëlqen Papa, por nuk jam dakord me Papën për çdo gjë që thotë”, u shpreh Rama. 

Kryeministri mbrojti gjithashtu idenë se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës nuk duhet domosdoshmërisht të përjashtojnë njëra-tjetrën, duke argumentuar se të dyja mund të funksionojnë paralelisht.

Në fund, Rama e cilësoi zhvillimin e protestave si diçka pozitive për demokracinë, duke e krahasuar situatën e sotme me atë të viteve të mëparshme në Shqipëri.

Video

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Donald Trump është bërë sërish viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale u shfaq me sytë e mbyllur dhe kokën të ulur, duke krijuar përshtypjen se po dremiste. Momenti ndodhi teksa zyrtarë të tjerë po flisnin gjatë prezantimit të një projekti prej 15 miliardë dollarësh për ndërtimin e një fabrike çeliku në Iowa. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ndërsa kritikët e Trumpit nisën ta ironizojnë. Edhe Hunter Biden reagoi në X me pyetjen: “Kush është ‘i përgjumur’?” Shtëpia e Bardhë i ka mohuar pretendimet se presidenti po flinte.

Një ekip i TVP Info në Poloni ka filmuar momentin kur një makinë përplasi një 14-vjeçare që lëvizte me skuter elektrik në qytetin Kościerzyna. Gazetari ndodhej në zonë duke raportuar për një tjetër aksident tragjik, ku më herët kishte humbur jetën një 3-vjeçar, kur kamerat regjistruan përplasjen. Fatmirësisht, 14-vjeçarja pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë për shtrim në spital. Hetimet për aksidentin vijojnë.

Pamje që kanë shkaktuar reagime vijnë nga Vénissieux, Francë, ku policia ndërhyri me forcë ndaj nxënësve që protestonin pranë gjimnazit Jacques-Brel. Në një nga videot, një efektiv shihet duke e kapur me forcë për flokësh një të re gjatë ndalimit, një mënyrë ndërhyrjeje që ka ngritur pikëpyetje dhe kritika për proporcionalitetin e forcës së përdorur ndaj protestuesve të rinj. Nxënësit protestuan në kuadër të një mobilizimi më të gjerë në Francë, duke kundërshtuar mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet në sistemin arsimor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme