Politika 2 October 2026, 07:32 Nga D.M

Gazment Bardhi mbron Dumanin dhe sulmon Brahon: Është takuar me Ramën në Valamar

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi mbron Dumanin dhe sulmon Brahon: Është takuar me

 


TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta mbrëmjen e së enjtes ndaj drejtuesit aktual të SPAK, Klodian Braho, duke e vendosur atë në kontrast me ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

 


Ndryshe nga kryetari i partisë së tij, Sali Berisha, i cili prej kohësh ka shpallur armik publik Altin Dumanin, Bardhi e përdori emrin e ish-drejtuesit të SPAK për të goditur drejtuesin aktual, duke pretenduar se Dumani nuk kishte pranuar të takohej apo të komunikonte me kryeministrin Edi Rama.

 


Sipas Bardhit, një gjë e tillë ka ndodhur me Klodian Brahon.

 


I ftuar në emisionin “Prime” në News24, Bardhi foli për çështjen e Belinda Ballukut dhe pretendoi se në muajin qershor ka pasur komunikime mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, lidhur me veprimet procedurale ndaj zëvendëskryeministres.

 


“Ballukut i është rënduar akuza. Ka pasur komunikim mes kryeministrit dhe zotit Braho në qershor, që kërkesa për veprimet e reja ndaj zonjës Balluku të mos bëhej në qershor. Informacioni absolutisht informal”, deklaroi Bardhi.

 


Ai pretendoi se Rama kishte tentuar më parë të bënte të njëjtën gjë edhe me ish-drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, por sipas tij, ky i fundit nuk kishte pranuar ta takonte.

 


“Veprim që ka tentuar ta bëjë edhe me ish-drejtuesin e Prokurorisë, i cili nuk ka pranuar ta takojë zotin Rama. Ndërsa zoti Braho ka marrë dhe ka dhënë me komunikime me zotin Rama”, tha Bardhi.

 


Sipas tij, kryeministri ka kërkuar që veprimet e Prokurorisë të shtyheshin pas periudhës së pushimeve, duke pretenduar se një lëvizje e SPAK në atë moment do të interpretohej si veprim armiqësor.

 


“Zoti Rama ka pretenduar se ka një komplot të agjencive të huaja jo miqësore me Shqipërinë dhe ka pretenduar që një veprim në këtë moment i Prokurorisë së Posaçme do merrej si veprim armiqësor, dhe ka kërkuar që veprimet të ndërmerren pas pushimeve”, u shpreh Bardhi.

 


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ngriti gjithashtu pretendime për lidhje personale dhe politike të Klodian Brahos me mazhorancën. Ai deklaroi se drejtuesi aktual i SPAK ka marrëdhënie të afërta me ministrin e ri të Brendshëm, ndërsa përmendi edhe lidhje familjare me Partinë Socialiste.

 


“Djali i tezes së Klodian Brahos është anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Vëllai është çdo ditë në fushatë në Berat”, tha Bardhi.

 


Ai pretendoi gjithashtu se Rama dhe Braho janë takuar në Valamar, duke i kërkuar gazetares në studio që ta verifikonte këtë informacion.

 


“Ku është takuar Rama me Klodian Brahon? Në Valamar. Zonjë, shko dhe verifikoje. Je gazetare, na thuaj”, deklaroi Bardhi.

 


Në vijim, Bardhi akuzoi drejtuesin aktual të SPAK për mungesë veprimesh gjatë periudhës së tij në krye të institucionit.

 


“Sot, 9 muaj nga ardhja e Brahos, ka zero veprime”, tha ai.

 


Deklaratat e Bardhit vijnë në një moment kur çështja Balluku dhe hetimet e SPAK janë kthyer në një nga temat kryesore të debatit politik, ndërsa brenda opozitës duket se po prodhohet edhe një kontrast i ri: Berisha sulmon Dumanin, ndërsa Bardhi vendos në shënjestër pasardhësin e tij në krye të SPAK, Klodian Braho.

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

Dhuna dhe përplasjet me policinë po shoqërojnë protestat e nxënësve në Francë, ndërsa janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj të miturve. Në disa qytete është përdorur gaz lotsjellës dhe janë raportuar zjarre e incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestat lidhen me mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe financimin e pamjaftueshëm të arsimit. Autoritetet kanë mobilizuar forca speciale, ndërsa sindikatat paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Ftojmë të gjithë që të vijnë e të na shërbejnë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme