Sociale 2 October 2026, 22:06 Nga VNA

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Ndaje në Whatsapp
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e

Sot, dt. 02.10.26, isha dëshmitar i një ngjarjeje dramatike, njëherësh, i një frustracioni surreal të disa pensionistëve në kërkim të marrjes së abone-së për udhëtimin urban falas, nga ana e disa shitësve në kioskat e liçensuara për këtë qëllim.

Përgjigja e shitësve ishte: Nuk kemi abone, nuk ka!

Por kalvari i pensionistëve nuk mbaroi aty. Ata u paraqitën në portën metalike me ornamente heraldike te Bashkisë, ku mbas një debati të gjatë, dhe të ngjeshur emocionalisht, një krijesë e çuditshme ne recepsionin e institucionit iu tha se nuk dinte asgjë për këtë çështje, dhe se kompetencat ligjore dhe operacionale të të shërbimit të abonuar për pensionistët i kishin kaluar privatit.

Pensionistët mbetën të tmerruar.

Një nga asetet më të vyer nga pikpamja humane dhe kulturore të Bashkisë së Tiranës, pra, abonimi falas për pensionistët e mjerë ishte flakur tej si një mbeturinë arkaike.

Ndërkohë, një grup tjetër pensionistesh, gra nervoze dhe të ashpra, u drejtuan ne mjediset tregtare te “Torre Drin” ku thuhej se ndodhej një filial i bashkisë që administronte çështjet sociale të kryeqytetit.

Nuk kam informacion se çfarë ka ndodhur më tej, por skenat ishin rrëqethëse.

Gostisë së përgjakshme të “peshkaqenëve” të biznesit privat i ishte shtuar në menunë luksoze të përditshme edhe mish i kripur e i tharë harenge, pra mish pensionistësh!

Heshtja e institucionit, është britma më e madhe e rrënimit të legjitimitetit, moralit, etikës, dhe politikave mbështetëse të shtetit ndaj shtetasve të tij, një masakër aspak më e butë se sa një poshtërim publik qytetar i njerëzve të vjetër, njëfarë spastrimi diskursiv i pensionistëve, këtyre “walking dead” të realitetit tonë të frikshëm.

Dua të më sqaroni se çfarë po ndodh në të vërtetë, ndryshe do të fillojë “gjuetia” e shrigave apo shtriganëve sepse siç duket, nuk mjafton paraburgimi për të frenuar imoralitetin e pushtetit vendor.

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

Dhuna dhe përplasjet me policinë po shoqërojnë protestat e nxënësve në Francë, ndërsa janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj të miturve. Në disa qytete është përdorur gaz lotsjellës dhe janë raportuar zjarre e incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestat lidhen me mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe financimin e pamjaftueshëm të arsimit. Autoritetet kanë mobilizuar forca speciale, ndërsa sindikatat paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Ftojmë të gjithë që të vijnë e të na shërbejnë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme