Kronika 13 October 2026, 14:43 Nga VNA

Tensione në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, hedhin vezë dhe bojë drejt godinës

Ndaje në Whatsapp

Tensione në protestën e studentëve para Ministrisë së

Studentët kanë mbushur rrugën përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke zhvilluar protestën kombëtare të paralajmëruar më herët. Të mbledhur para godinës, ata kanë ngritur zërin kundër qeverisë Rama, duke kërkuar ndryshim dhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Protesta është shoqëruar me tensione, pasi studentët kanë goditur godinën e Ministrisë me vezë, bojë dhe tullumbace të mbushura me ujë.

Gjatë tubimit, në muret e institucionit janë shkruar edhe mesazhe kundërshtuese, mes tyre “Dorëheqje” dhe “Ministria e turpit”. Protestuesit e kanë cilësuar tubimin si protestën e “tretë të vërtetë”.

Përmes thirrjeve të tyre, studentët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij, ndërsa kanë bërë apel për revolucion dhe ndryshim të situatës në vend.

Tubimi para Ministrisë së Arsimit vjen në kuadër të reagimit të studentëve ndaj problematikave që, sipas tyre, kërkojnë zgjidhje, si dhe pakënaqësisë së shprehur ndaj qeverisjes aktuale.

Video

Berisha del në konferencë urgjente, u bën thirrje demokratëve t’i bashkohen nesër protestës së studentëve: Në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

“Kujdes shëndetësor për të gjithë, pa dallim”, thotë ministrja e Shëndetësisë, teksa informon për gjendjen e të lënduarve në spital. Por që kur trajtimi i çdo të lënduari shitet si sukses? Apo duhet t’ju falënderojmë që në urgjencë nuk kërkohet tesera e partisë?

Policia i theu këmbën dhe e tërhoqi zvarrë, i riu flet nga spitali: “Isha në hallin tim”

Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të Bashkisë së Tiranës, ku shihen flakë pas hyrjes së një grupi protestuesish në godinë. Protestuesit, të zhvendosur nga Ministria e Arsimit, thyen derën e institucionit pasi hodhën gurë në drejtim të saj. Disa prej tyre arritën të futeshin brenda, ndërsa policia ndërhyri duke nisur arrestimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme