Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në zonën e “Myslym Shyrit”, në Tiranë, ku është përfshirë automjeti i avokatit Idajet Beqiri.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka qenë i fortë dhe është dëgjuar në zonën përreth, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit dhe nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo një veprim të qëllimshëm.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.






















