
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, la ambientet e SPAK pasi dha shpjegime përpara prokurorëve për më shumë se 3 orë e 20 minuta.
Karçanaj po hetohet për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe grup kriminal.
SPAK thotë se brenda AKSHI-t ka vepruar një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të arrestuar gjatë verës, përkatësisht në Durrës dhe Francë.






















