Një atentat me tritol ndodhi mbrëmë në Gjirokastër. Një makinë në ecje brenda së cilës ndodheshin dy persona shpërtheu qendër të qytetit, duke lënë për pasojë një të vdekur dhe një të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 kur sasia e eksplozivit e vendosur në automjetin tip "Benz" shpërtheu gjatë lëvizjes. Drejtuesi i mjetit, Beqir Devolli, ndërroi jetë në ambulancë teksa traportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërsa pasagjeri Rigers Mela, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Dyshimet janë se objektiv i atentatit mafioz mund të jetë Rigers Mela. Një grup hetuesisht të krimeve të rënda po hetojnë rrethanat e ngjarjes.






















