Kronika 10 October 2026, 13:39 Nga VNA

Vlorë, protesta e gjashtë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, qytetarët kërkojnë ndalimin e punimeve

Ndaje në Whatsapp

Vlorë, protesta e gjashtë kundër ndërtimit të Muzeut

Për të gjashtën të shtunë radhazi, qytetarë të Vlorës janë mbledhur përpara kantierit të Muzeut Hebraik, në qendrën historike të qytetit, për të kundërshtuar projektin dhe për të kërkuar ndërprerjen e punimeve.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit akuzuan qeverinë Rama se po dëmton trashëgiminë historike dhe kulturore të qytetit për interesa politike dhe personale. Në fjalimet e mbajtura pati edhe akuza të forta ndaj qeverisë, të cilën disa prej protestuesve e akuzuan për tradhti kombëtare.

Përfaqësues të grupit nismëtar njoftuan se gjatë kësaj jave kanë depozituar në gjykatë një kërkesëpadi lidhur me shkeljet ligjore që pretendojnë se janë konstatuar në realizimin e projektit.

Sipas organizatorëve, javën e ardhshme pritet një vendimmarrje paraprake e gjykatës lidhur me kërkesën për pezullimin e punimeve.

Gjatë tubimit pati thirrje për rrëzimin e gardhit rrethues të kantierit. Në përfundim të protestës, disa pjesëmarrës tentuan ta rrëzonin atë, por ndërhyrja e policisë pengoi realizimin e kësaj përpjekjeje.

Protesta u mbyll me thirrje drejtuar Policisë së Shtetit dhe me kërkesën për të pritur vendimin e gjykatës përpara ndërmarrjes së veprimeve të tjera.

Organizatorët njoftuan gjithashtu se të shtunën e ardhshme mund të zhvillohet një protestë kombëtare në të njëjtin vend, në varësi të zhvillimeve dhe vendimit të gjykatës.

Vlorë, protesta e gjashtë kundër ndërtimit të Muzeut

Vlorë, protesta e gjashtë kundër ndërtimit të Muzeut

Lexo gjithashtu

Video

Rrëmbim apo lojë për t'i shpëtuar policisë? Misteri për fatin e të shumëkërkuarit Inez Hajrulla.

“Shërbimi më i turpshëm” është të mbazh peng opozitën e për rrjedhojë të mbash Ramën në pushtet për interesat e tua personale.

Deputeti i PS, Erion Braçe, reagon pas kritikave për qëndrimin e dyfishtë ndaj reformës territoriale. Nuk kursen kryeministrin Edi Rama dhe kolegët socialistë për kritikat ndaj tij.

Është i mirë dreqi, ndaj e votoj prapë, e prapë, e prapë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme