Politika 10 October 2026, 12:50 Nga VNA

Berisha nuk e ndali dot reformën territoriale në Kuvend, kërkon ta rrëzojë në Kushtetuese, por thotë se nuk ka besim te gjykatat

Ndaje në Whatsapp

Berisha nuk e ndali dot reformën territoriale në Kuvend, kërkon

Pasi nuk arriti ta ndalonte mazhorancën të miratonte reformën territoriale, as në komisionet parlamentare dhe as në seancën plenare të Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të tentojë ta zhbëjë atë përmes Gjykatës Kushtetuese. Ai e cilëson reformën antikushtetuese dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ushtruar presion ndaj deputetëve socialistë për ta miratuar.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se opozita do të përdorë çdo mjet kundër ndarjes së re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Sipas tij, vendimi i mazhorancës bie ndesh me Kushtetutën dhe parimet e qeverisjes vendore, ndërsa pretendoi se deputetët socialistë janë shantazhuar dhe poshtëruar nga Rama për të votuar kundër interesave të qytetarëve.

Kreu demokrat kritikoi edhe refuzimin e propozimit të PD-së për një hartë territoriale me mbi 100 bashki, duke argumentuar se alternativa e opozitës do të garantonte përfaqësim më të mirë të komuniteteve dhe do t'u përgjigjej nevojave të zonave që përballen me shpopullimin.

Por në qëndrimin e Berishës bie në sy edhe një paradoks. Ndërsa nga njëra anë paralajmëron se do të ndjekë rrugën ligjore për të kundërshtuar reformën, nga ana tjetër shprehet se nuk ka besim te institucionet e drejtësisë, të cilat i akuzon se kontrollohen nga qeveria.

Pra, kreu i opozitës synon ta rrëzojë reformën përmes një sistemi drejtësie, pavarësinë e të cilit e vë vetë në dyshim.

“PD do të ndjekë rrugën ligjore. Por me narkoshtetin, rruga ligjore është falsitet, pasi gjykatat janë në shërbim të narkoqeverisë”, deklaroi Berisha.

Reforma territoriale u miratua në Kuvend me 85 vota pro, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, e cila tashmë synon ta zhvendosë betejën nga Parlamenti në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo gjithashtu

Video

Vizita surprizë: brenda pak ditësh në SPAK. Çfarë garancie po jep për Prokurorinl e Posaçme ambasadori i ri i SHBA?

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme