Politika 9 October 2026, 15:19 Nga VNA

Pa turp/Votoi shkrirjen e bashkive pas ultimatumit të Ramës, Vullnet Sinaj njofton takim bese me qytetarët e Vlorës

Ndaje në Whatsapp
Pa turp/Votoi shkrirjen e bashkive pas ultimatumit të Ramës, Vullnet

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, ka njoftuar zhvillimin e një takimi me qytetarët sot në orën 17:00 në zyrën e tij në Vlorë, në kuadër të nismës "Prania Besnike".

 Njoftimi vjen në një moment mjaft të nxehtë politik, menjëherë pas miratimit të Reformës së re Territoriale në Kuvend.

Fillimisht, deputeti Sinaj shprehu hapur kundërshtimin e tij brenda grupit parlamentar të PS-së ndaj hartës së re territoriale, veçanërisht për shkrirjen e Bashkisë Selenicë dhe bashkimin e saj me Vlorën, duke argumentuar se kjo i dëmton drejtpërdrejt interesat e banorëve lokalë që donin ruajtjen e bashkisë së tyre.

Mirëpo, pas ultimatumit dhe trysnisë së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist (ku deputetët u paralajmëruan me masa deri në përjashtim nga partia nëse nuk votonin pro), Sinaj u tërhoq nga qëndrimi i tij fillestar.

 Ndërsa të hënën u rreshtua kundër projektligjit, gjatë seancës parlamentare ai ndryshoi vendim dhe e votoi pro hartën e re administrative, duke e arsyetuar votën e tij si një "nënshtrim ndaj vendimmarrjes politike të grupit të PS-së".

Pavarësisht kësaj kthese politike që nxiti kritika të forta për zhgënjim të besimit të zgjedhësve, deputeti u shfaq sot në rrjetet sociale duke ftuar po të njëjtët qytetarë në takim:

"Sot, në orën 17:00, në zyrën time në Vlorë do të zhvilloj takime me qytetarët në kuadër të nismës 'Prania Besnike'.
 Dëgjimi i shqetësimeve, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe ndjekja e problematikave të qytetarëve janë pjesë e angazhimit tim të përditshëm në shërbim të tyre.
Jam i hapur për çdo shqetësim, kërkesë apo ide që synon përmirësimin e jetës së komunitetit tonë.
 Jeni të mirëpritur! 🤝"

Takimi i sotëm pritet të shoqërohet me reagime nga qytetarët dhe komuniteti lokal i prekur nga shkrirja e njësive administrative, pas votimit të djeshëm parlamentar.

Lexo gjithashtu

Video

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme