Opinion 9 October 2026, 13:28 Nga VNA

Luani që ëndërronte të bëhej mbret,  dhe që u kafshua nga dhëmbët e realitetit

Ndaje në Whatsapp

Luani që ëndërronte të bëhej mbret,  dhe që u

Monolog satirik politik

Sheshi është plot. Jo me duartrokitje, por me akuza. Dëgjoj nga larg jehonën e “Rama ik”. Dhe unë, pas leximit të gjysmë faqeje Niçeje, tërhiqem në shpellën time digjitale.

Vendos një video bardh e zi. Sepse mendimi im duhet të duket estetik.

Unë nuk qeveris më. Unë interpretoj. Nuk jap llogari. Jap parabolë.

E pyeta Zotin për paqe, dhe ai më dha stuhi. E pyeta për forcë, dhe ai më dha barrën e shtetit. E pyeta për një udhë, dhe ai më ngriti një mal.

Nuk e di a e kuptoni ju sofizmin e bukur: dështimi im nuk është më dështim, është sprova e Zotit. Korrupsioni nuk është korrupsion, është kryqi im. Protesta juaj nuk është zëri i popullit, është zhurma që duhet të duroj për t’u shenjtëruar.

Ky është kompleksi mesianik i pushtetit tim.

Ndjesë që realiteti më akuzon, unë shpik një metafizikë ku jam viktima.

Unë këtë e quaj komunikim politik.

Ju doni një Kryeministër që flet për tendera, për drejtësi, për llogaridhënie. Unë ju ofroj një luan. Sepse luani nuk jep shpjegime. Luani ulërin.

Dhe ndërsa ju ngrini në shesh, unë ngrihem në mit.

Në Shqipëri, me ju, është më e lehtë të jesh mit sesa të jesh i ndershëm.

Më falni që nuk jam aty. Transcendenca kërkon filtrim të mirë dhe muzikë frymëzuese.

Video

Të pandarë

Nga duart në kokë te buzëqeshja vesh më vesh/ Kështu u mbyll nata e “Territoriales” në Kuvend

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme