Antoneta Sevdari u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Sevdari ka qenë edhe më herët anëtare e KLP-së dhe në atë kohë u shkarkua nga detyra me vendim të KPA-së. Pas një beteje të gjatë gjyqësore deri në Gjykatën e Strasburgut, ajo fitoi të drejtën dhe u rikthye në sistem. Tashmë, me votat e kolegëve, rizgjidhet anëtare e qeverisë së prokurorëve. Sevdari pason në detyrë Sokol Stojanin.
Nga radhët e prokurorëve të Apelit u zgjodh prokurorja Afërdita Ndoi, e cila zëvendëson anëtaren Ledina Riza, së cilës i mbaron mandati.
Eloida Goxhaj, anëtarja tjetër e KLP-së nga radhët e prokurorive të shkallës së parë.






















