Kronika 9 October 2026, 12:38 Nga VNA

Parandalohet vrasja me pagesë në Lezhë, arrestohen 3 persona me armë dhe skafandra! Dyshime se janë përfshirë në atentatet në Mirditë dhe Sarandë

Ndaje në Whatsapp

Parandalohet vrasja me pagesë në Lezhë, arrestohen 3 persona me

Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje të dyshuar me pagesë, duke arrestuar tre persona që kishin planifikuar të kryenin krimin. Gjatë operacionit të koduar “Detajet”, janë sekuestruar tre pistoleta, municion luftarak, një motomjet i vjedhur dhe një automjet që dyshohet se do të përdorej për largimin e autorëve nga vendngjarja.

Në pranga kanë përfunduar Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin. Ky i fundit, sipas Policisë, ka precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve paraprake, dy prej të arrestuarve, të armatosur dhe të pajisur me skafandra, po lëviznin me një motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, ku dyshohet se kishin planifikuar të kryenin vrasjen. Ndërkohë, personi i tretë kishte marrë përsipër t'i ndihmonte të largoheshin nga zona me automjet pas kryerjes së krimit.

Policia ndërhyri pas informacioneve për lëvizje të dyshimta të dy personave me skafandra. Pas kontrolleve në zonën e Lezhës dhe në drejtim të Shkodrës, efektivët ndaluan në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush” një automjet tip “Volkswagen”, ku udhëtonin tre të dyshuarit.

Nga kontrollet fizike, të motomjetit dhe të banesës së Elden Tarjes, si dhe në ambientet përreth saj, u zbuluan tre pistoleta me krehra dhe fishekë, municion luftarak dhe motomjeti që dyshohet se do të përdorej për atentatin. Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte vjedhur në Suedi, ndërsa çelësat e tij iu gjetën 34-vjeçarit Kristian Ymeri.

Pas arrestimeve, forcat speciale RENEA kanë vijuar kontrollet në Kamzë, Laç dhe Shkodër, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të të dyshuarve.

Ndërkohë, hetuesit kanë dyshime të forta se tre të arrestuarit mund të jenë përfshirë edhe në atentatet e fundit në Mirditë dhe Sarandë, ku në këtë të fundit u vra Artan Myrtaj. Këto dyshime mbeten objekt hetimi dhe ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar objektivin e atentatit të parandaluar dhe personat që mund të qëndrojnë pas organizimit të tij.

Video

Nga duart në kokë te buzëqeshja vesh më vesh/ Kështu u mbyll nata e “Territoriales” në Kuvend

Një fërkim shpatullash dhe kalon edhe reforma

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme