Kronika 8 October 2026, 15:33 Nga VNA

Tensione gjatë protestës para Kuvendit, 8 persona shoqërohen në Komisariat

Ndaje në Whatsapp

Tensione gjatë protestës para Kuvendit, 8 persona shoqërohen

Protesta e zhvilluar përpara godinës së Kuvendit në Tiranë është shoqëruar me tensione, ndërsa tetë persona raportohet se janë shoqëruar nga policia në Komisariatin nr. 1.

Tubimi, i organizuar në kundërshtim me qeverinë, ka sjellë përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, të cilat ishin vendosur pranë ambienteve të Parlamentit.

Mësohet se tetë pjesëmarrës janë shoqëruar në komisariat, ndërsa mbeten për t'u sqaruar arsyet konkrete të shoqërimit dhe masat që mund të merren ndaj tyre.

Protestat përpara Kuvendit janë shoqëruar edhe më herët me incidente dhe ndërhyrje të policisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Video

Alarm në Durrës/ 25-vjeçarja britanike gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një protestues dhunon një të ri gjatë protestës. Nuk dihen arsyet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme