Kronika 8 October 2026, 11:00 Nga VNA

Ish-deputeti i PS, Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: U thirr në cilësinë e personit nën hetim

Ndaje në Whatsapp
Ish-deputeti i PS, Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: U thirr

Ish-deputeti socialist Artan Gaçi është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ishte paraqitur i shoqëruar nga avokati i tij, Gurali Brahimllari.

Pas daljes nga SPAK, avokati Brahimllari deklaroi se klienti i tij ishte thirrur në cilësinë e personit nën hetim.

Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale.

Hetimet ndaj ish-deputetit socialist po ndiqen nga prokurori i posaçëm Ols Dado.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me deklarimet e Gaçit përpara hetuesve të SPAK.

Video

Berisha sfidon protestën qytetare.

Sali Berisha pretendon se deputetëve socialistë po u ushtrohet presion për të siguruar votat e nevojshme. “I ka mbledhur aty dhe po u ushtron terror. I ka kapur me libër dhe regjistër shtëpie: ti ke marrë atë tender, ti këtë favor”, deklaroi Berisha. Ai theksoi se asnjë deputet i PD-së dhe i opozitës nuk do të japë votën.

🔴 PO NDODH TANI

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme