
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dosjen ku e pandehur është edhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Këtë të mërkurë, në ambientet e SPAK janë paraqitur ish-drejtori i KESH, Erlad Elezi, dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, për t’u marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së.
Elezi akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe ndaj tij është në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Edhe Gjyli akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë.
Marrja e tyre në pyetje zhvillohet në kuadër të hetimeve që SPAK po vijon për këtë dosje.





















