Kronika 7 October 2026, 14:33 Nga VNA

Berisha akuza për skemën KAYO–Yeffet: 45 milionë euro nga fondet publike, provat do t’ia dërgojmë SPAK dhe NATO-s

Ndaje në Whatsapp

Berisha akuza për skemën KAYO–Yeffet: 45 milionë euro nga

Kreu i PD, Sali Berisha, ka ngritur akuza të reja për marrëdhëniet mes kompanisë shtetërore KAYO dhe bizneseve të lidhura me Ron Yeffet, duke pretenduar se përmes tyre janë përfituar rreth 45 milionë euro nga fondet publike.

Sipas Berishës, dokumentet që disponon PD tregojnë se TIMAK, ku Yeffet është aksioner, nuk plotësonte kriteret për të hyrë në partneritet me KAYO-n në industrinë e mbrojtjes. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka mbështetur përmes ligjeve dhe vendimeve atë që e cilësoi si një “skemë mafioze”, pretendime që mbeten për t’u provuar nga organet e drejtësisë.

Berisha ngriti gjithashtu akuza se Yeffet dhe ortakët e tij kanë blerë armë në vende të treta për t’i paraqitur më pas si prodhime shqiptare. Kreu i PD-së tha se dokumentet dhe informacionet e mbledhura nga opozita do t’i dorëzohen SPAK-ut, por edhe institucioneve të NATO-s dhe ministrive të Mbrojtjes të vendeve anëtare.

TIMAK Defence është një sipërmarrje e përbashkët ku TIMAK zotëron 80% të aksioneve dhe kompania shtetërore KAYO 20%. Ron Yeffet zotëron 49% të TIMAK, ndërsa 51% janë në pronësi të Arjeta Pucës.

Emri i Yeffet është vendosur së fundmi në qendër të hetimeve pas publikimit të audiopërgjimeve ku ngrihen dyshime për tregti armësh. SPAK ka nisur verifikimet dhe ka ushtruar kontrolle në banesën e Yeffet, ndërsa janë sekuestruar edhe materiale në kuadër të hetimit.

Në të njëjtën dalje, Berisha u ndal edhe te reforma territoriale, duke kundërshtuar shkrirjen e 15 bashkive dhe duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar gjatë seancës së nesërme në Kuvend.

Video

Teksa nesër pritet të votohet në Kuvend reforma e re territoriale, PS rrezikon të mos i ketë të sigurta të gjitha votat e saj. Deputeti socialist Erion Braçe nuk tërhiqet nga qëndrimi kundër draftit dhe e bën të qartë se vota e tij nuk është objekt negociatash. Qëndrimi i Braçes shton pikëpyetjet mbi votat që socialistët do të kenë në dispozicion për miratimin e reformës.

“Armët” e PD-së për të luftuar pushtetin e Edi Ramës, çfarë po përgatitet në oborrin e selisë blu?

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

GJKKO dënon nënën, foshnja 4-muajshe përfundon me të në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme