
Sot shënohet një vit nga vrasja në detyrë e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që tronditi drejtësinë shqiptare dhe la pas një humbje të rëndë për familjen dhe kolegët e tij.
Në përkujtim të njëvjetorit, trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u mblodh për të nderuar kujtimin e Kalasë dhe kontributin e tij në sistemin e drejtësisë.
Gjykata bëri të ditur se kolegët e tij e përkujtuan gjyqtarin me respekt dhe mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij ndër vite.
Më pas, në Shkodër, kolegët shprehën ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre me familjen e Kalasë, duke ndarë dhimbjen për humbjen e tij dhe duke nderuar kujtimin që ai la pas.
Reagimi i plotë:
Sot shënohet një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një humbje e dhimbshme për familjen, kolegët dhe drejtësinë shqiptare.
Në fillim të ditës së sotme, trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u mblodh në kujtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, në njëvjetorin e vrasjes së tij, duke nderuar kujtimin e kolegut dhe kontributin e tij në drejtësi.
Më pas, në Shkodër, familjes së tij iu shprehën ngushëllimet dhe solidariteti i kolegëve, të cilët ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje dhe e kujtojnë Astritin me respekt e mirënjohje.





















