Kronika 5 October 2026, 14:36 Nga VNA

Videot intime të Adrian Hilës/ Egzona Ademi bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve

Ndaje në Whatsapp

Videot intime të Adrian Hilës/ Egzona Ademi bën denoncim në

Këngëtarja nga Kosova, Egzona Ademi, i është drejtuar policisë, ku ka bërë denoncim lidhur me publikimin dhe shpërndarjen në internet të videove intime të kompozitorit Adrian Hila.

Ademi është paraqitur pranë autoriteteve, ku ka dhënë deklarimet e saj dhe, sipas raportimeve, ka përmendur edhe emra konkretë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e mënyrës se si materialet kanë përfunduar në rrjet.

Hetimet janë përqendruar te origjina e videove, mënyra e regjistrimit të tyre dhe personat që mund të kenë pasur akses në materialet përpara se ato të shpërndaheshin publikisht.

Në kuadër të verifikimeve, policia ka marrë deklaratën edhe të një artisti të ri, ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për çështjen.

Materialet intime të lidhura me Adrian Hilën kanë qarkulluar ditët e fundit në internet dhe rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e regjistrimit dhe mënyrën se si ato janë bërë publike.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të identifikuar personat që mund të qëndrojnë pas publikimit apo shpërndarjes së materialeve.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme