Kronika 5 October 2026, 13:59 Nga VNA

Ilir Panda zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë

Ndaje në Whatsapp

Ilir Panda zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë

Ilir Panda zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë. “Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zgjodhi me 14 vota pro dhe asnjë kundër kryetarin e ri të kësaj gjykate. Z. Ilir Panda e merr detyrën më datë 19 tetor 2026”, njoftoi gjykata.

Këtë detyrë e mbante Sokol Sadushi, që tashmë do t’ia kalojë stafetën kolegut të tij, Panda.

Ilir Panda është anëtar i Gjykatës së Lartë që prej marsit të vitit 2020, ndërsa në nëntor 2023 u zgjodh zëvendëskryetar i kësaj gjykate. Gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa funksione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Ai ka qenë ministër i Drejtësisë në vitet 1999-2000 dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2003-2007.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme