
Zjarri i rënë prej disa ditësh në zonën e Gjinarit, në Elbasan, vijon të mbetet aktiv, ndërsa flakët po përhapen në sipërfaqe pyjore.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer, i cili pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në vatrat e zjarrit.
Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për përhapjen e flakëve dhe kërkojnë ndërhyrje nga ajri për të vënë situatën nën kontroll.
Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë, ndërsa terreni i vështirë mbetet një nga pengesat kryesore për forcat që operojnë në zonë.






















