Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitjeje”. Bozo kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, duke paraqitur para gjykatës disa ftesa që, sipas tij, dëshmonin nevojën për të qenë i pranishëm në eventin ndërkombëtar “Miss Globe” në Tajlandë.
Në dokumentacionin e paraqitur pretendohej se prania e tij në këtë aktivitet ishte e nevojshme gjatë periudhës nga 24 tetori deri më 6 nëntor.
Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumenteve të paraqitura, gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Suela Lika, vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat ligjore që do të justifikonin zbutjen e masës së sigurisë.
Për rrjedhojë, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e producentit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.






















