Këngëtari fierak Erind Xhaferi përfundoi në pranga, pasi dyshohet për përndjekjen e dy vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.
Burime nga policia thanë se u vunë në lëvizje nga telefonata e njërës prej vajzave të mitura dhe ndërhynë menjëherë, duke vënë në pranga këngëtarin.
Ndaj tij rëndojnë dyshimet për përndjekje dhe veprime të turpshme. Policia është duke marrë dëshminë e vajzave në praninë e familjarëve dhe psikologëve, si dhe atë të këngëtarit të dyshuar.






















