Kronika 1 October 2026, 11:56 Nga VNA

Skandali me videot intime të artisteve, Adi Hila: Jam i tronditur, do të paraqitem në polici

Ndaje në Whatsapp

Skandali me videot intime të artisteve, Adi Hila: Jam i tronditur, do

Kompozitori Adi Hila pritet të merret në pyetje këtë të enjte nga policia, në kuadër të hetimeve të nisura pas publikimit të materialeve intime që përfshijnë disa artiste. Hila është kontaktuar një mbrëmje më parë nga policia dhe është njoftuar për nisjen e hetimit kryesisht.

Gjatë komunikimit me efektivët, kompozitori ka bërë të ditur se nuk ndodhej në Tiranë, ndërsa është shprehur i tronditur nga situata. Ai ka deklaruar se sapo të kthehet në kryeqytet do të paraqitet në polici për të dhënë dëshminë dhe versionin e tij mbi mënyrën se si materialet kanë përfunduar në publik.

Policia ka kontaktuar gjithashtu personat e prekur nga publikimi i videove, të cilët pritet të japin deklarimet e tyre.

Ndërkohë, specialistët e Krimit Kibernetik pritet të kryejnë ekspertimin e plotë të sistemit të kamerave dhe të pajisjes DVR ku ruheshin materialet, me qëllim përcaktimin e mënyrës se si videot kanë rënë në duart e personave të paautorizuar.

Një nga pistat paraprake që po verifikohet është ndërhyrja e paautorizuar në sistem. Hetuesit pritet të kontaktojnë edhe platformën ku janë publikuar materialet, me synim identifikimin e përdoruesit që i ka ngarkuar, ndërsa po kontrollohen edhe faqe të tjera ku ato mund të jenë shpërndarë.

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme