
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen penale me 3 të pandehur për skandalin e Onkologjikut. Ndaj mjekut Edmond Gashi, si dhe shtetasve Emiljano Lela dhe Mustafa Xhepmeta, është akuza e korrupsionit, e kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e prokurorit Elvin Gokaj rezulton se mjeku Gashi, në bashkëpunim me të pandehurit, u rekomandonte pacientëve të diagnostikuar me kancer të merrnin shërbime në një klinikë private.
Skandali i Onkologjikut shkaktoi tronditje të madhe në opinionin publik, edhe për shkak se prej vitesh të sëmurët me kancer sorollaten spitaleve dhe nuk marrin mjekimin e duhur për shkak të mungesës së ilaçeve.






















