Kronika 30 September 2026, 09:54 Nga VNA

Dosja Agasi, SPAK thërret për shpjegime ish-shefin e Operacionales Vilson Bala

Ndaje në Whatsapp
Dosja Agasi, SPAK thërret për shpjegime ish-shefin e Operacionales

Ish-shefi i Forcës së Posaçme Operacionale Vilson Bala është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj Ergys Agasit, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Në kuadër të të njëjtit hetim është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, e cila dyshohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit.

Bala, që aktualisht ushtron detyrën e drejtuesit të Policisë së Korçës, dyshohet të ketë qenë lidhje e Agasit dhe për këtë arsye do të japë shpjegime në cilësinë e personit në dijeni, edhe pse mbetet e paqartë se cilat janë të dhënat që kanë siguruar prokurorët e posaçëm, të cilët kanë parë të nevojshme thirrjen e tij.

Vilson Bala ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Durrësit dhe do të pyetet edhe për kohën e qëndrimit në krye të bluve në qytetin bregdetar.

Ergys Agasi është aluduar për lidhje të forta dhe ndikim në Policinë e Shtetit. Me vendim të GJKKO-së është ushtruar kontroll edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Ky i fundit e promovoi Balën si drejtor në Durrës në momentin që mori drejtimin e policisë. Ndërkohë, Erion Ismaili është po ashtu nën hetim, pasi dyshohet për lidhje me Agasin.

Video

Revoltë në burgun “Don Bosco” të Pizës. Tensionet shpërthyen pasi disa dhjetëra të dënuar pretendojnë se zbuluan mikrokamera dhe pajisje elektronike të fshehura në qeli. Ngjarja mori vëmendje të madhe pasi u transmetua LIVE nga brenda burgut në faqen e Kozakut në TikTok, ku një i dënuar shqiptar denoncoi situatën dhe tregoi pamje nga revolta. Për disa orë një repart mbeti nën kontrollin e të burgosurve, ndërsa jashtë u mobilizuan policia, karabinierët dhe policia penitenciare. Situata raportohet se është vendosur nën kontroll, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e vendosjes së pajisjeve dhe nëse ato ishin pjesë e një procedure hetimore të autorizuar.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet në ish-qendrën e paraburgimit të Degës 215 të Inteligjencës Ushtarake Siriane në Damask, e njohur për mbajtjen e të burgosurve politikë dhe kundërshtarëve të qeverisë së Bashar al-Assad. Objekti është lidhur prej vitesh me akuza për tortura, keqtrajtim dhe zhdukje të detyruara të të ndaluarve. Brenda qelive vazhdojnë të jenë të dukshme shkrime në gjuhën arabe dhe ruse, të lëna në muret e ambienteve të paraburgimit.

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe 58 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror të ushtrisë mbi një treg në qytetin Kyauktaw, në shtetin Rakhine të Mianmarit. Ekipet e ndihmës paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa trupa dyshohet se janë shkrumbuar nga zjarret e shkaktuara pas bombardimit. Sulmi konsiderohet ndër më vdekjeprurësit e kohëve të fundit në luftën civile të vendit. OKB-ja deklaroi se dhuna e vazhdueshme në Rakhine nuk krijon kushtet për kthimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, përfshirë Rohingya-t. Sipas të dhënave të OKB-së, afro gjysmë milioni njerëz jetojnë të zhvendosur në Rakhine si pasojë e konfliktit.

Një ngjarje sa e pazakontë, aq edhe komike, është regjistruar në një komisariat policie në Florianópolis të Brazilit. Një i arrestuar, i ndaluar nën dyshimet për dhunë në familje, arriti të kalonte përmes hapësirës së qelisë që përdorej për dhënien e ushqimit. Pasi doli, ai nuk harroi as këpucët: i mori dhe u largua nga komisariati sikur të kishte përfunduar procedurat normalisht. “Liria” megjithatë zgjati pak. Policia e kapi sërish të arratisurin, ndërsa qelia u mbyll për modifikime sigurie, me sa duket për t’u siguruar që “sporteli i ushqimit” të mos shërbejë më edhe si derë daljeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme