Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Sudhi të Qafështamës, gjatë një operacioni për prerjen e bimëve narkotike.
Në operacion po marrin pjesë efektivë të Policisë dhe agjentë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Sipas informacioneve paraprake, të shtënat kanë qenë në ajër dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk dihet kush ka qëlluar me armë. Rrethanat e ngjarjes po sqarohen.






















