Kronika 28 September 2026, 09:51 Nga VNA

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve refuzojnë ftesën e Ramës për takim mbi pagat

Ndaje në Whatsapp
Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve refuzojnë ftesën e

Shoqatat e gjyqtarëve refuzojnë takimin me kryeministrin Edi Rama për problematikën e krijuar me pagat.

Përmes shkresave zyrtare, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve i kanë komunikuar z. Rama se nuk do të uken në tryezë me të, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet lidhur me kërkesën e tyre, ku kanë atakuar ligjin e miratuar nga maxhoranca për çështjen e pagave.

“Deri në një vemdimmarrje të Gjykatës Kushtetuese lidhur me padinë e paraqitur nga shoqatat e magjistratëve, është e pamundur për ne pjesëmarrja në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026, pa e konsideruar këtë mospjesëmarrje si një mbyllje të dialogut institucional”, thuhet në shkresë.

Takimin e refuzoi edhe Shoqata e Prokurorëve, e cila po ashtu thotë se dialogu duhet të zhvillohet në një kuadër të qartë ligjor, duke respektuar rolin dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

“Shoqata e Prokurorëve e konsideron dialogun institucional një instrument të rëndësishëm për adresimin e këtyre çështjeve dhe mbetet e hapur për një komunikim konstruktiv me institucionet.

Megjithatë, duke pasur parasysh se çështja objekt i konsultimit lidhet drejtpërdrejt me një proces kushtetues të iniciuar nga shoqatat e magjistratëve pranë Gjykatës Kushtetuese, do ta vlerësonim që një tryezë e tillë të zhvillohej pas një qëndrimi të Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen, në mënyrë që dialogu institucional të zhvillohet mbi një kuadër më të qartë dhe duke respektuar plotësisht rolin dhe kompetencat kushtetuese të Gjykatës.

Gjithashtu, për ta bërë dialogun sa më konkret dhe efektiv, do ta vlerësonim që një takim i ardhshëm të organizohej mbi bazën e një agjendeje paraprake, së bashku me një draft ose pika konkrete diskutimi, si dhe me përcaktimin paraprak të modaliteteve dhe formatit të tryezës, në mënyrë që pjesëmarrësit të kenë mundësi të përgatiten dhe diskutimi të prodhojë rezultate konkrete”, thuhet në shkresën e Shoqatës së Prokurorëve.

Kryeministri kërkoi takim me njerëzit e drejtësisë, për ahkak të ngërcit të krijuar me pagat. Pas përplasjeve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që vonesa në zbatim çoi në bllokimin e pagave, gjyqtarët kallëzuan Petrit Malajn, Ministër i Financave. Më pas, gjyqtarët vunë në lëvizje Kushtetuesen, ku atakuan ligjin që miratoi maxhoranca për pagat, duke iu bërë një rritje prej 2 për qind, çka sipas tyre bie ndesh me vendimin e mëparshëm të GJK-së.

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka bërë deklarata të rënda dhe kërcënuese gjatë një vizite në një burg izraelit, ku iu drejtua të burgosurit palestinez Hassan Salameh. I rrethuar nga roje të armatosura, Ben-Gvir i tha: “Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj”, duke shtuar se dëshironte që ai të përjetonte “ferrin” në burg. Deklaratat vijnë në një klimë edhe më shqetësuese pas miratimit në mars të një ligji të mbështetur nga Ben-Gvir, i cili zgjeron përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për sulme vdekjeprurëse nga gjykatat ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kërcënimi i drejtpërdrejtë me vdekje nga një ministër ndaj një personi që ndodhet nën kontrollin e shtetit ka nxitur reagime dhe dënime nga pala palestineze.

Kjo është videoja e Donald Trump që ka shkaktuar debate në SHBA, pasi u transmetua gjatë një ndeshjeje të NFL-së me shënimin “Paguar nga Qeveria e SHBA-së”. Në spotin 30-sekondësh, Trump sulmon “lajmet e rreme”, “shtetin e thellë” dhe komunistët. Demokratët dhe grupet e etikës kërkojnë hetim, duke pretenduar se fondet publike janë përdorur për një mesazh politik. Shtëpia e Bardhë i mohon akuzat dhe e cilëson videon një mesazh “edukues dhe patriotik”.

Raketa Starship e SpaceX shpërtheu pasi u ul në ujërat e Oqeanit Paqësor, në përfundim të fluturimit të saj të 14-të testues. Pavarësisht shpërthimit, misioni shënoi një arritje të rëndësishme: Starship hyri për herë të parë në orbitë dhe lëshoi 26 satelitë të rinj Starlink. Fluturimi u shoqërua me probleme teknike, pasi një prej motorëve u fik më herët se ishte planifikuar. Misioni përfundoi pas rreth tre orësh, ndërsa SpaceX pritet të analizojë shkaqet e shpërthimit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme