Kronika 1 October 2026, 11:41 Nga VNA

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, GJKKO gjobit avokatët; ish-presidenti: Konflikti është i stisur

Ndaje në Whatsapp

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, GJKKO gjobit

Gjykata e Posaçme firmosi për shtyrjen e procesit ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, për shkak se avokatët vijojnë bojkotin.

Trupa gjykuese deklaroi se bojkoti është i paligjshëm dhe, për rrjedhojë, i gjobiti avokatët me nga 5 mijë lekë secilin.

Me kërkesën e SPAK, gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për ish-presidentin Meta.

“Unë kam qenë i pranishëm që prej ditës së parë. Mungesa e avokatëve po përdoret në mënyrë abuzive për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg. Nuk e kuptoj konfliktin mes avokatëve dhe Gjykatës. Unë nuk mund t’i kërkoj avokatit tim të humbasë licencën. E kundërshtoj kërkesën e prokurorisë për pezullimin e afateve të paraburgimit. Unë jam këtu dhe dua që gjykimi të vijojë, përndryshe ky konflikt është i stisur. Unë kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit. Nuk jam shkak i këtij konflikti”, deklaroi Meta.

Teksa trupa gjykuese la sallën e gjyqit, Ilir Meta deklaroi se konflikti është i stisur nga shokët e Ergys Agasit.

Video

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

Belinda Balluku me vilë dhe në Itali?

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku një makinë elektrike ka hyrë me shpejtësi brenda Tempullit Guanyin, në zonën Chinatown. Sipas raportimeve, drejtuesi i moshuar humbi ndjenjat ndërsa ishte në timon, duke humbur kontrollin e automjetit. Makina përshpejtoi papritur dhe u përplas brenda tempullit. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ndërtesa pësoi dëmtime, ndërsa statuja kryesore e tempullit nuk u prek.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme