Kronika 2 October 2026, 07:17 Nga D.M

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Ndaje në Whatsapp
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa

Mbrëmjen e së mërkurës, kompozitori Adrian Hila është paraqitur në komisariat, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me videot intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.

Hila ka pranuar para hetuesve se kamerat në banesë janë vendosur prej tij, por ka mohuar që qëllimi i tyre të ketë qenë regjistrimi i momenteve intime.

Në dëshminë e tij, kompozitori ka deklaruar se kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pas disa rasteve vjedhjesh të ndodhura në zonën ku ndodhej banesa. Sipas tij, pajisjet ishin instaluar që në vitin 2022, pra përpara publikimit të videove që kanë dalë së fundmi në rrjet.

Hila mësohet të ketë shpjeguar se bëhej fjalë për kamera të thjeshta sigurie, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë pronës, me qëllim mbrojtjen e banesës.

Ai ka deklaruar gjithashtu se kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online. Për publikimin e videove, Hila ka thënë se është vënë në dijeni nga miq të tij.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e regjistrimit, ruajtjes dhe publikimit të materialeve, si dhe mënyrën se si pamjet kanë përfunduar në qarkullim publik.

Policia ka nisur verifikimet edhe për adresat dhe profilet që kanë shpërndarë videot, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale që lidhen me ndërhyrjen në jetën private dhe keqpërdorimin e të dhënave kompjuterike.

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e së premtes pritjen zyrtare të mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Misioni Crew-13 i SpaceX ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) vetëm tetë orë pas nisjes, duke vendosur një rekord të ri amerikan. Në bord ndodheshin katër persona: dy astronautë amerikanë, një kanadez dhe një kozmonaut rus. Koha rekord e udhëtimit dëshmon për përparimin e procedurave të fluturimit dhe ankorimit në stacionin orbital.

Dhuna dhe përplasjet me policinë po shoqërojnë protestat e nxënësve në Francë, ndërsa janë ngritur akuza për përdorim të tepruar të forcës ndaj të miturve. Në disa qytete është përdorur gaz lotsjellës dhe janë raportuar zjarre e incidente mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestat lidhen me mungesën e mësuesve, klasat e mbipopulluara dhe financimin e pamjaftueshëm të arsimit. Autoritetet kanë mobilizuar forca speciale, ndërsa sindikatat paralajmërojnë vazhdimin e protestave.

Ftojmë të gjithë që të vijnë e të na shërbejnë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme