Pas disa javësh mungese, një nga emisionet më të ndjekura dhe pa filtra të mbrëmjes rikthehet në ekran. Ylli Rakipi do të vijë sërish me “Të Paekspozuarit”, këtë herë në Vizion Plus.
Rikthimi sjell edhe një adresë të re televizive për emisionin që prej vitesh ka ndërtuar profilin e tij përmes debateve të forta politike, intervistave të drejtpërdrejta dhe përballjeve në studio për çështjet më të nxehta të aktualitetit.
“Të Paekspozuarit” do të transmetohet dy herë në javë, çdo të martë dhe të enjte, në orën 20:45, duke ruajtur formatin politik dhe aktualitetin në qendër të emisionit.
Me kalimin në Vizion Plus, Ylli Rakipi nis kështu një kapitull të ri të “Të Paekspozuarit”, duke u rikthyer në mbrëmjet televizive pas disa javësh mungese nga ekrani.






















