Bota 4 October 2026, 20:36 Nga VNA

I shpëtoi ekzekutimit/ Avokati i Christa Pike: Është në gjendje kritike, ende nuk dimë nëse do të rikuperohet

Ndaje në Whatsapp
I shpëtoi ekzekutimit/ Avokati i Christa Pike: Është në

Christa Pike, gruaja amerikane e dënuar me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer në vitin 1995, vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për ekzekutimin e saj me injeksion vdekjeprurës.

Avokati i saj, Stephen Ferrell, deklaroi të dielën se prognoza e 50-vjeçares mbetet ende e paqartë dhe se mund të duhen disa ditë për të kuptuar shkallën e dëmtimeve që ajo mund të ketë pësuar.

“Është ende në spital, me ventilim mekanik dhe në gjendje kritike. Nuk e dimë ende prognozën dhe mund të mos e dimë për disa ditë”, tha Ferrell.

Sipas tij, mjekët po përpiqen të eliminojnë nga organizmi i Pike dy doza pentobarbitali, ilaçi i përdorur gjatë procedurës së ekzekutimit. Avokati tha se, me sa di ai, Pike nuk e ka rifituar vetëdijen që prej procedurës. Informacionet për gjendjen e saj po i merr përmes personit që ka autorizimin për vendimmarrjen mjekësore të saj dhe jo drejtpërdrejt nga mjekët.

Pike iu nënshtrua dy përpjekjeve për ekzekutim të mërkurën, por të dyja dështuan. Pas procedurës ajo u transportua në një spital në Nashville, Tennessee, ku vazhdon të trajtohet.

Autoritetet e Tennessee-t nuk kanë bërë ende të ditur nëse do të tentojnë përsëri ekzekutimin në rast se Pike mbijeton dhe rikuperohet. Gjithashtu, deri tani nuk është dhënë një shpjegim i plotë publik për atë që shkoi keq gjatë procedurës.

Pas ngjarjes, guvernatori i Tennessee-t, Bill Lee, pezulloi të gjitha ekzekutimet për pjesën e mbetur të vitit. Ndërkohë, drejtuesi i sistemit të burgjeve të shtetit njoftoi se do të jepte dorëheqjen.

Avokati i Pike ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi pasojat afatgjata që mund të ketë gjendja e saj shëndetësore.

“Nëse rikuperohet – dhe mund të mos rikuperohet plotësisht – mund të lindin edhe çështje lidhur me aftësinë e saj mendore. Në këtë moment thjesht nuk dimë asgjë me siguri”, deklaroi Ferrell.

Ai tha se ekipi ligjor nuk ka zhvilluar ende diskutime me autoritetet për atë që mund të ndodhë më tej dhe se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Tennessee-t nuk ka dhënë sinjale për planet e saj.

Ferrell i bëri thirrje guvernatorit që dënimi me vdekje i Pike të kthehet, të paktën, në burgim të përjetshëm. Sipas tij, ajo tashmë ka kaluar një përvojë jashtëzakonisht të rëndë gjatë tentativës së dështuar për ekzekutim.

“Ajo ka përjetuar një përpjekje torturuese për ekzekutimin e saj. Ka kaluar mbi 30 vjet në burg, pjesën më të madhe të kësaj kohe në izolim”, tha avokati.

Krimi për të cilin u dënua

Christa Pike ishte 18 vjeçe kur, së bashku me të dashurin e saj të atëhershëm, Tadaryl Shipp, rrahu, torturoi dhe vrau 19-vjeçaren Colleen Slemmer në vitin 1995.

Krimi ndodhi në Knoxville të Tennessee-t dhe tërhoqi vëmendje të madhe mediatike në atë kohë. Një vit më vonë, Pike u dënua me vdekje.

Nëna e viktimës, May Martinez, udhëtoi drejt Nashville-s për të qenë e pranishme në ekzekutim, i cili u zhvillua pasi dështuan përpjekjet ligjore të minutës së fundit për ta ndaluar atë.

Martinez, e cila mbështet zbatimin e dënimit me vdekje ndaj Pike, tha se shpërtheu në lot kur mësoi se ekzekutimi kishte dështuar.

“Mendoj se shteti më detyrohet një ndjesë të madhe”, deklaroi ajo për një media lokale.

Paralajmërimet para ekzekutimit

Avokatët e Pike kishin paralajmëruar përpara ekzekutimit se historia e saj mjekësore dhe veçoritë anatomike mund ta komplikonin procedurën e injeksionit vdekjeprurës.

Sipas tyre, Pike vuan nga trombocitoza, një gjendje e lidhur me rritjen e numrit të trombociteve dhe rrezikun e mpiksjes së gjakut, si dhe ka vena të vogla. Mbrojtja argumentonte se këta faktorë mund të shtonin rrezikun që ajo të përjetonte dhimbje dhe vuajtje të panevojshme gjatë ekzekutimit.

Departamenti i Korrektimeve i Tennessee-t ka mbrojtur protokollin e injeksionit vdekjeprurës, duke deklaruar se procedura nuk parashikonte ndërhyrje shtesë përtej atyre që ishin kryer.

Tashmë vëmendja është përqendruar te gjendja shëndetësore e Pike dhe te vendimi që autoritetet do të marrin nëse ajo mbijeton. Për momentin, mbetet e paqartë nëse 50-vjeçarja do të rikuperohet plotësisht, çfarë pasojash mund të ketë pësuar dhe nëse shteti i Tennessee-t do të kërkojë në të ardhmen një tjetër përpjekje për zbatimin e dënimit me vdekje.

Video

Pamje të reja janë publikuar nga sulmi rus me dron në Kiev, ku shihet momenti kur një mjet ajror godet Urën Veriore, ndërsa automjete po qarkullonin mbi të. Sulmi i 4 tetorit shkaktoi dëmtime në sipërfaqen e urës dhe në infrastrukturën përreth. Autoritetet ukrainase njoftuan kufizime të përkohshme të qarkullimit pas goditjes. Rusia ka konfirmuar goditjen e urës, duke pretenduar se ajo përdorej për transport ushtarak, ndërsa pamjet e publikuara në rrjet tregojnë shpërthimin shumë pranë automjeteve në lëvizje.

Sërish momente tensioni para përballjes mes Irlandës dhe Izraelit. Gjatë himnit kombëtar izraelit, për të dytën herë, futbollistët irlandezë qëndruan me kokën ulur, në një gjest proteste ndaj Izraelit për shkak të genocidit në Gaza. Tensionet u reflektuan edhe në ceremoninë para ndeshjes, me kapitenët Caoimhin Kelleher dhe Dor Peretz që nuk shtrënguan duart. Ky ishte rasti i dytë brenda një jave që mes dy skuadrave mungoi shtrëngimi tradicional i duarve. Të dyja kombëtaret mbanin gjithashtu shirita të zinj, por me simbolikë të ndryshme: Izraeli në kujtim të viktimave të 7 tetorit, ndërsa Irlanda në nderim të të gjitha jetëve të humbura në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Tensione janë regjistruar në Berlin, ku policia gjermane ndërhyri gjatë një proteste ku merrnin pjesë edhe mbështetës të Palestinës. Pamjet e publikuara nga TRT Haber tregojnë forca të shumta policie mes turmës dhe momente përplasjesh me protestuesit. Tubimi ishte pjesë e një demonstrate më të gjerë kundër luftës, riarmatimit dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërsa një pjesë e pjesëmarrësve protestuan edhe kundër veprimeve të Izraelit në Gaza.

Kur ke pasur Lulin mësues matematike në gjimnaz

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme