
Lufta në Gaza ka hyrë në vitin e tretë, ndërsa mes palestinezëve po rritet frika për një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës dhe vazhdimin e sulmeve izraelite.
Situata humanitare mbetet e rëndë, me ekipet mjekësore që po përballen me mungesa të theksuara të ilaçeve, pajisjeve dhe karburantit. Kriza ka prekur drejtpërdrejt edhe funksionimin e spitaleve, ku disa gjeneratorë kanë dalë jashtë funksionit.
Pasiguria mes popullsisë është shtuar edhe nga prania e dronëve izraelitë, të cilët vijojnë të fluturojnë në lartësi të ulët mbi territorin e Gazës.
Sipas raportimeve nga terreni, më shumë se 74 mijë persona janë vrarë që nga nisja e luftës, ndërsa një numër i madh palestinezësh janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Banorët druhen se sulmet do të vazhdojnë, pavarësisht marrëveshjes së arritur në tetor të vitit të kaluar, e cila parashikonte ndalimin e dhunës.






















