Politika 3 October 2026, 11:36 Nga VNA

Opozita që i duhet Ramës: Skandalet e qeverisë që Jorida na i lexon nga raportet që vijnë nga Amerika

Ndaje në Whatsapp
Opozita që i duhet Ramës: Skandalet e qeverisë që Jorida na

Duhet një talent i rrallë politik që, në një vend ku skandalet prodhohen pothuajse çdo ditë, të jesh opozitë dhe të arrish të dukesh më e pafuqishme se pushteti që denoncon.

Shqipërisë nuk i mungojnë skandalet. I mungon një opozitë që t’i kthejë ato në alternativë politike të besueshme. Dhe sot kjo alternativë, në mos e pabesueshme, shfaqet shpesh qesharake.

Për javë të tëra opozita u përpoq t’i atashohej protestës qytetare, pa sukses. Tani është rikthyer te sporti i saj i vjetër: denoncimi. Por edhe për të denoncuar atë që shqiptarët shohin, prekin dhe paguajnë çdo ditë, duket se i duhet vula nga jashtë.

Sot Jorida Tabaku na njoftoi, duke cituar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, se Shqipëria ka korrupsion, konkurrencë të deformuar, informalitet, probleme me prokurimet dhe pronën.

Madje na ftoi:

“Mos më besoni mua. Lexoni raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.”

Dhe pikërisht këtu nis absurdi.

Pse duhet të mos të besojmë ty?

Për çfarë ekziston opozita, nëse për të kuptuar ekonominë shqiptare duhet të presim ta lexojmë nga Amerika?

Mos jemi rrethuar nga analfabetë që nuk dinë të lexojnë realitetin ku jetojnë? Apo korrupsioni, varfëria, monopolet, çmimet dhe tenderët që shqiptarët i prekin çdo ditë bëhen të vërteta vetëm pasi certifikohen në Uashington?

Një opozitë që ka nevojë për përkthyes të huaj për t’u shpjeguar shqiptarëve atë që ata e përjetojnë çdo ditë, nuk është më zëri i qytetarëve. Është thjesht altoparlant i raporteve.

Dhe këtu është ironia më therëse: jeni pikërisht opozita që i duhet Edi Ramës. Një opozitë që denoncon, por nuk bind; që zemërohet, por nuk frymëzon; që numëron skandalet e pushtetit, por nuk prodhon dot një ide për pushtetin e nesërm. Rama nuk ka nevojë t’ju shpikë si kundërshtarë të dobët — po ia kurseni edhe këtë punë. Sa kohë që ai prodhon skandale dhe ju prodhoni vetëm deklarata për to, narrativa e tij se “nuk ka alternativë” nuk ka nevojë as për propagandë. Ia vërtetoni ju çdo ditë.

Video

Gazetarët izraelitë u përplasën me zyrtarët irlandezë të medias gjatë një konference të tensionuar për shtyp, duke bërë që ndeshja Izrael–Irlandë të zhvillohet në Serbi dhe jo në Dublin

Përplasje të forta në Francë, protestat përshkallëzohen Protestat e nxënësve në Francë janë shoqëruar me përplasje me policinë, gaz lotsjellës dhe zjarre në disa qytete. Protestuesit kërkojnë më shumë investime në arsim, më shumë mësues dhe përmirësimin e kushteve në shkolla. Pamjet tregojnë momentet e tensionuara gjatë protestave.

“Grepi” i SPAK mbërrin te KAYO: industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme