Politika 6 October 2026, 13:25 Nga VNA

Pas ministres virtuale “Diella”, edhe Tirana me kryebashkiak virtual/ Veliaj “del” nga qelia, Inteligjenca Artificiale i hap derën e Facebook-ut

Ndaje në Whatsapp

Pas ministres virtuale “Diella”, edhe Tirana me kryebashkiak

Në politikën shqiptare, duket se Inteligjenca Artificiale po zgjidh tashmë edhe problemin e mungesës fizike. Erion Veliaj ndodhet prej vitit 2025 në paraburgimin e Durrësit, por kjo nuk e ka penguar kryebashkiakun e Tiranës që të rikthehet në “detyrë”, të paktën virtualisht.

Kur bëhet fjalë për mesazhin politik dhe propagandën e ditës, hekurat e qelisë duket se as nuk janë pengesë për kryebashkiakun. Aty ku nuk mund të jetë Veliaj, tashmë mund të jetë versioni i tij i krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Këtë e pranon edhe vetë kryebashkiaku në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.

“Prej 20 muajsh vijon pengmarrja ime dhe nuk mund ta bëj këtë përshëndetje veçse me inteligjencë artificiale”, shprehet Veliaj.

Përmes versionit të tij virtual, ai rikthehet te bilanci i administratës, duke folur për shkollat, kopshtet dhe çerdhet e ndërtuara gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës. Por Veliaj nuk mjaftohet vetëm me bilancin. Edhe nga qelia, lista e premtimeve vazhdon.

“Kam marrë edhe një zotim tjetër, që nuk e harroj: ushqimin në shkolla. Vërtet më kanë kyçur duke më zënë në pritë, por këtë premtim do ta mbaj”, deklaron ai, ndërsa shton se do të “vazhdojë të punojë edhe nga qelia”.

Kështu, Shqipëria që pak kohë më parë u njoh me ministren virtuale “Diella”, tashmë ka edhe kryebashkiakun virtual të kryeqytetit. Me një ndryshim jo të vogël, Veliaj është një kryebashkiak real, por që aktualisht mund t'u drejtohet qytetarëve me figurë e zë vetëm përmes teknologjisë.

Dhe këtu paradoksi bëhet i plotë, ndërsa Veliaj thotë se është “kyçur”, versioni i tij virtual vazhdon të dalë para qytetarëve, të bëjë bilancin e punëve dhe të japë premtime për të ardhmen.

Pra, nëse menduat se shpëtuat nga daljet e tij në ekrane dhe rrjetet sociale, Veliaj ka gjetur një mënyrë për t’u rikthyer për propagandën e ditës.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme