Kronika 6 October 2026, 20:03 Nga VNA

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Ndaje në Whatsapp
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar për herë të parë publikisht pas publikimit dhe qarkullimit të materialeve intime, për të cilat ajo thotë se janë regjistruar dhe shpërndarë pa dijeninë dhe pëlqimin e saj. Ajo ka bërë publike edhe një kërkesë padi  ndaj Adrian Hilës me akuzat për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Ndërhyrjes së padrejtë në jetën private”.

Në reagimin e saj, Lubonja shprehet se po flet “me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia”, por njëkohësisht me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.

Ajo kërkon që të ndalet, siç e cilëson, “baltosja” ndaj saj, duke theksuar se dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga veprimet e dikujt të cilit i ka besuar.

“Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shkruan Lubonja.

Aktorja u ka bërë gjithashtu thirrje mediave që të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos publikojnë apo spekulojnë me materialet intime. Një apel ajo ia ka drejtuar edhe opinionit publik, duke kërkuar që situata të mos kthehet në argëtim dhe që ajo të mos gjykohet për besimin që i ka dhënë një personi.

Lubonja bën të ditur se tashmë çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore dhe shprehet e bindur se e vërteta do të dalë në dritë.

“I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ia fal askujt që përdori jetën time! Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë”, shkruan ajo.

Në fund të reagimit, Lubonja shprehet se i kërkon Zotit forcë që kjo situatë të mos e mbushë me urrejtje dhe se pret që drejtësia të bëjë punën e saj.

Reagimi i aktores vjen pas qarkullimit të videove ku ajo shfaqej me Adrian Hilën, ndërsa Lubonja thotë se materialet janë regjistruar dhe shpërndarë pa dijeninë dhe pëlqimin e saj. Çështja tashmë i është referuar drejtësisë, ndërsa pretendimet e palëve mbeten për t’u shqyrtuar nga organet kompetente.

Video

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

‘Ndaloni!’, kryebashkiaku ndërhyn mes policisë dhe studentëve Kryebashkiaku i Saint-Denis, Bally Bagayoko, ka ndërhyrë në një moment tensioni mes policisë dhe studentëve që po protestojnë prej disa ditësh në Francë. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet Bagayoko duke iu drejtuar policëve me fjalën “Ndaloni!”, ndërsa më pas del përpara protestuesve, në përpjekje për t’i mbrojtur dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme