
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar me tonet më të ashpra të kryeministrit Edi Rama përballë zërave kritikë dhe të lëkundur brenda familjes politike. Kur ndajnë vetëm pak orë nga votimi i hartës së re të reformës territoriale në seancën plenare, Rama ka vendosur ultimatumin e tij më të prerë ndaj secilit deputet.
Burime ekskluzive për VNA nga brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit të PS-së bëjnë me dije se Rama ka deklaruar pa ekuivok se nuk do të tolerojë asnjë rrjedhje apo abstenim në këtë përplasje politike.
"Vendimi është politik! Kush nuk voton sot pro reformës, ikën nga grupi parlamentar," mësohet të jetë shprehur me ton të prerë Rama përpara deputetëve socialistë.
Kjo paralajmërim i drejtpërdrejtë vjen si përgjigje ndaj rezervave e kundërshtive që deputetë si Erion Braçe apo Vullnet Sinaj kanë shfaqur lidhur me hartën e re, si dhe pasigurive rreth pozicionimit të figurave të tjera lëkundëse brenda grupit.
Me këtë ultimatum, kryeministri Rama e ka bërë të qartë se linja e partisë duhet të zbatohet pa asnjë diskutim dhe se çdo votë kundër apo mospjesëmarrje do të paguhet automatikisht me përjashtim të menjëhershëm nga grupi parlamentar socialist.






















