Lifestyle 8 October 2026, 16:08 Nga VNA

Mbi 10 milionë dollarë për xhaketën e “Thriller”? Veshja ikonike e Michael Jackson del në ankand

Ndaje në Whatsapp
Mbi 10 milionë dollarë për xhaketën e

Xhaketa e famshme kuqezi prej lëkure, që Michael Jackson veshi në videoklipin “Thriller”, do të dalë sërish në ankand më 7 dhjetor në Abu Dhabi. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, përfaqësuesit e shtëpisë së ankandeve Julien’s Auctions e vlerësojnë veshjen në mbi 10 milionë dollarë. Në vitin 2011, e njëjta xhaketë u shit për 1.8 milionë dollarë. 

E krijuar nga stilistja Deborah Nadoolman Landis për videoklipin e vitit 1983, xhaketa është një nga dy veshjet e prodhuara për “Thriller”. Ajo që do të ofrohet në ankand u përdor në skenat ku këngëtari shfaqet pa grimin e zombit dhe u bë një nga simbolet më të njohura të imazhit të tij. 

Në ankand do të dalë edhe doreza me gurë vezullues që Jackson mbajti gjatë interpretimit të “Billie Jean” në spektaklin “Motown 25”, kur prezantoi lëvizjen e famshme “moonwalk” për publikun televiziv. Doreza vlerësohet nga 600 mijë deri në 800 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2009 ishte shitur për 430 mijë dollarë. 

Koleksioni përfshin gjithashtu dy palë këpucë të zeza lëkure: një palë të përdorura gjatë xhirimeve dhe provave të “Thriller”, me vlerë të parashikuar nga 30 mijë deri në 50 mijë dollarë, dhe një palë të përdorura gjatë provave për “Motown 25”, të vlerësuara nga 60 mijë deri në 80 mijë dollarë. 

Katër sendet u prezantuan më 7 tetor në Los Anxhelos dhe do të ekspozohen në SHBA, Japoni, Bahrein dhe Abu Dhabi përpara shitjes. Ankandi do të zhvillohet në hotelin Rosewood Abu Dhabi, në kuadër të një aktiviteti treditor kushtuar sendeve të famshme të muzikës dhe kulturës pop. 

Video

Alarm në Durrës/ 25-vjeçarja britanike gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një protestues dhunon një të ri gjatë protestës. Nuk dihen arsyet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme