Kronika 9 October 2026, 11:09 Nga VNA

Alarm për bombë në disa institucione shtetërore, Policia: Nuk janë gjetur lëndë shpërthyese, vijojnë hetimet

Ndaje në Whatsapp

Alarm për bombë në disa institucione shtetërore, Policia:

Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve kërcënuese të mbërritura mëngjesin e kësaj të premteje në adresat elektronike të disa institucioneve shtetërore, ku pretendohej se në ambientet e tyre ishin vendosur lëndë shpërthyese.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policisë kanë nisur menjëherë verifikimet, por deri në këto momente nuk është konstatuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë hetimet për të identifikuar burimin e mesazhit kërcënues dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Video

Edhe pse i siguroi votat për reformën territoriale, ende nuk e ka gjetur paqen.

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka mbërritur në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë, në ambientet ku po zhvillohet mbledhja kanë mbërritur edhe forca policie, pas një emaili kërcënues për bombë, i cili është dërguar në disa institucione të vendit.

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme