Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha. Ky i fundit kërkonte shfuqizimin e vendimeve për caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Pasi e shqyrtoi çështjen, Kushtetuesja vendosi ta pranojë pjesërisht kërkesën, duke shfuqizuar vendimin e datës 22.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën, dhe ta kthejë çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Sali Berisha është i pandehur për akuzën e korrupsionit lidhur me dosjen “Partizani”. Ai vazhdon të jetë nën masën “detyrim për paraqitje”.






















