Në një reagim të gjatë dhe të mbështetur në fakte e dokumente, Jared Kushner u përgjigjet kritikave të publikuara në disa media amerikane të pozicionuara majtas për projektin e tij në Zvërnec, duke dhënë detaje mbi blerjen e pronës, investimin dhe angazhimin për zhvillimin e zonës.
Kushner hedh poshtë pretendimet se toka i është dhënë nga qeveria shqiptare, duke deklaruar se ajo është blerë përmes një transaksioni privat prej 230 milionë eurosh dhe se titulli i pronësisë është verifikuar nga këshilltarët ligjorë.
Ai ndalet edhe te mjedisi, duke thënë se projekti synon standarde të larta arkitekturore dhe mjedisore, më shumë gjelbërim dhe biodiversitet më të pasur. Kushner e paraqet investimin si një angazhim afatgjatë për Shqipërinë, me potencial që, sipas tij, mund të arrijë deri në 4 miliardë euro.
Më poshtë, reagimi i Jared Kushner:
Pretendimi mediatik: Janë dhënë të drejtat e zhvillimit pa njoftim publik ose pa një proces tenderimi konkurrues dhe se amendamenti për të zhbllokuar tokën e mbrojtur ishte kaluar me nxitim në parlament. Rama madje lejoi ndërtimin e një aeroporti brenda zonës së mbrojtur.
Realiteti: Toka nuk na u dha nga qeveria shqiptare. Partnerët tanëe blenë atë nga një palë private për 230 milionë euro në një transaksion privat, ndër çmimet më të larta të paguara në rajon për një transaksion të këtyre përmasave. Titulli i pronësisë u rishikuanga këshilltarët ligjorë dhe u verifikua.
Ky projekt filloi si një investim i pastër dhe i drejtpërdrejtë privatnë pasuri të paluajtshme, bazuar te besimi ynë në potencialin e Shqipërisë si një destinacion në rritje dhe në mundësinë për të krijuar diçka vërtet të veçantë atje.
Ne po investojmë kapital të konsiderueshëm privat në një vend që nuk ka pasur kurrë një projekt të kësaj shkalle, edhe pse nuk kagaranci ne po e ndërmarrim këtë rrezik sepse besojmë te Shqipëriadhe besojmë te shqiptarët. Nëse rezulton i suksesshëm, projektimund të përfaqësojë rreth 4 miliardë euro investime dhe të krijojë vende domethënëse pune, aktivitet ekonomik dhe vizibilitetndërkombëtar për Shqipërinë.
Që nga blerja e tokës, ne kemi shpenzuar më shumë se tre vjet dhedhjetëra miliona dollarë duke studiuar terrenin, mjedisin e tij dhemundësitë e nevojat e rajonit, ndërkohë që kemi mbledhurarkitektë, dizenjues, inxhinierë, ekspertë mjedisorë dhe partnerë të jashtëzakonshëm për t'i dhënë formë projektit me përgjegjësi. Qëllimi nuk ka qenë kurrë thjesht zhvillimi i tokës, por krijimi i diçkaje që mund të bëhet një platformë për mundësi dhe rritjeafatgjatë për Shqipërinë.
Asher Abehsera, një mik i vjetër dhe partner biznesi me një historitë provuar zhvillimi të suksesshëm, u bashkua si partner dhe CEO i projektit dhe ka udhëhequr punën e përditshme gjatë katër vitevetë fundit.
Familja Kastrati, një familje e njohur biznesi shqiptare me rrënjë të thella dhe krenari të madhe për vendin e tyre, ishte ajo që fillimisht na e solli në vëmendje oportunitetin e tokës dhe që ndanbesimin tonë në potencialin e Shqipërisë.
Unë takova për herë të parë Ramez dhe Moutaz Alkhayyat në Doha gjatë Kupës së Botës 2022 dhe mbeta i impresionuar ngahistoria dhe aftësitë e tyre. Ata kishin ikur nga Siria si refugjatë nën regjimin brutal të Asadit, me shumë nga pronat dhe asetet e tyre të konfiskuara më vonë nga qeveria, dhe atyre iu dhamundësia të rindërtonin jetën dhe bizneset e tyre në Katar. Ardhjae tyre përkoi me nevojat e jashtëzakonshme të Katarit për ndërtimpërpara Kupës së Botës, dhe ata u përfshinë thellësisht në ndërtimin transformues të Dohas.
Ky është një dallim i rëndësishëm: bëhet fjalë për një investim, jodiçka që na u dha. Ne blemë tokën për 230 milionë euro, poangazhojmë kapital të konsiderueshëm shtesë privat dhe pomarrim përsipër rrezikun nëse projekti do të ketë sukses. Nëse ia del, Shqipëria do të përfitojë përmes vendeve të punës, turizmit, mundësive ekonomike dhe rritjes afatgjatë.
Fokusi im personal ka qenë kryesisht te vizioni dhe dizajni, duke bërë bashkë arkitektë, partnerë, dizenjues dhe krijues tëjashtëzakonshëm për të ndërtuar një destinacion të ndryshëm ngaçdo gjë tjetër në rajon. Unë jam një partner në pakicë dhe nuk kam përfshirje të përditshme në projekt.
Partneriteti është angazhuar gjerësisht me komunitetin lokal në Vlorë. Ne gjithashtu e kuptojmë se njerëzit kanë pyetje dheshqetësime legjitime. Projekti do të duhet të kalojë nëpër të gjithaproceset përkatëse rregullatore dhe mjedisore shqiptare dhe të fitojë miratimet e nevojshme për të vazhduar.
Ambicia jonë është të ndërtojmë sipas standardeve më të larta të dizajnit dhe mjedisit, dhe ta lëmë këtë pjesë të jashtëzakonshme të Shqipërisë më të gjelbër, me më shumë biodiversitet dhe më të fortë nga ana mjedisore.
Sugjerimi se ky projekt përparoi për të fituar favore nga Presidenti Trump, po ashtu e kthen kronologjinë përmbys. Siç e vëren edhevetë artikulli, interesi ynë filloi në verën e vitit 2021, kur unë ishanjë qytetar privat dhe shumë kohë përpara se Presidenti Trump të shpallte fushatën e tij për vitin 2024.
E njëjta gjë vlen edhe për aeroportin. Artikulli lë të kuptohet, pornuk e thotë plotësisht, se zyrtarët e qeverisë e miratuan aeroportinme kërkesën time. Në fakt, aeroporti ishte miratuar tashmë në kohën kur unë pashë projektin për herë të parë, dhe ai ishte një nga faktorët që më tërhoqi dhe formësoi vizionin tim për atë që mund të bëhej rajoni.
Në fund të fundit, Shqipëria do të vendosë nëse projekti do të vazhdojë. Nëse miratohet, shpresoj që të mund të krijojmë diçkapër të cilën shqiptarët të jenë krenarë dhe që familjet ngaShqipëria dhe anembanë botës ta shijojnë për breza me radhë.






















