Politika 8 October 2026, 14:03 Nga VNA

Avokati i Popullit dhe homologu i Malit të Zi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Kanal i drejtpërdrejtë për ankesat e qytetarëve në të dyja anët e kufirit

Ndaje në Whatsapp

Avokati i Popullit dhe homologu i Malit të Zi nënshkruajnë

Avokati i Popullit, z. Endrit Shabani, dhe Mbrojtësi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Malit të Zi, z. Siniša Bjeković, nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi.

Gjatë vizitës, dy delegacionet u pritën edhe nga Presidenti i Republikës, z. Bajram Begaj.

Marrëveshja mes dy vendeve krijon një kanal të posaçëm komunikimi dhe pika kontakti në secilin institucion. Ankesat e shtetasve dhe rezidentëve ndaj autoriteteve publike të vendit tjetër do t'i përcillen drejtpërdrejt institucionit homolog, i cili i trajton sipas kompetencave të veta.

"Qytetari që has një problem me administratën përtej kufirit shpesh nuk di ku të drejtohet. Kjo marrëveshje i jep një adresë. Për dy vende që negociojnë anëtarësimin në BE, ky është bashkëpunim praktik, jo ceremonial",-tha z. Shabani.

“E shohim këtë bashkëpunim si një mundësi për të forcuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane dhe për të kontribuar, përmes mandateve tona përkatëse, në avancimin e mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike në rrugën drejt anëtarësimit në BE",-tha z. Bjeković.

Fushat prioritare janë të drejtat e fëmijëve, parandalimi i torturës, mosdiskriminimi, të drejtat e pakicave kombëtare, të drejtat e migrantëve e diasporës, mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat digjitale.

Delegacionet shkëmbyen përvoja mbi punën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) dhe angazhimin në rrjetet ENNHRI, GANHRI dhe IOI.

Marrëveshja pason atë trepalëshe me institucionet homologe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e bashkëpunimit rajonal të institucioneve të Ombudsmanit në Ballkanin Perëndimor. Z. Shabani kryeson edhe Shoqatën e Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), ku Mali i Zi synon të aderojë së shpejti.

Synimi është edhe që, së bashku me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Avokatët të publikojnë një raport vjetor të përbashkët për gjendjen e të drejtave të njeriut në rajon.

Video

Gazi lotsjellës nuk kursen as kalimtarët, qytetarët e rastësishëm mes tymit dhe kaosit para Parlamentit

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, u përplas fizikisht me policinë gjatë protestës kundër reformës territoriale para Kuvendit. Pamjet e treguan atë mes turmës duke debatuar ashpër me efektivët e rendit. Tensione të forta shpërthyen në momentin kur policia tentoi të mbante protestuesit larg perimetrit.

Prapaskenat nga mbledhja e PS: Ultimatumi i Edi Ramës për deputetët para votimit të reformës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme