Politika 8 October 2026, 08:31 Nga VNA

Blendi Gonxhe në "zi", askush nuk po i kërkon ndihmë dhe as 4 mln euro dhuratë, Max Amini shet 2 mln euro bileta dhe 7 shfaqje në Pallat të Kongreseve

Ndaje në Whatsapp
Blendi Gonxhe në "zi", askush nuk po i kërkon ndihmë

Ndërsa institucionet shtetërore vazhdojnë të heqin paratë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për të shpëtuar dështimet e mega-eventeve private, siç ishte rasti i njohur ku qeveria i akordoi urgjentisht 4 milionë euro nga taksat e shqiptarëve koncertit problematik të Kanye West me arsyetimin e "mbrojtjes së imazhit", tregu i vërtetë privat po tregon një realitet krejt tjetër.

Ndryshe nga promovimet qeveritare që kërkojnë miliona euro injeksion financiar, komediani i njohur Max Amini ka arritur një rekord absolut në Tiranë pa i kërkuar asnjë qindarkë ndihmë apo dhuratë Ministrisë së Kulturës dhe Blendi Gonxhes.
Madje pa asnjë postim promovues nga asnjë zyrtar. 
I ardhur fillimisht për vetëm 1 shfaqje në Tiranë, kërkesa e jashtëzakonshme bëri që artisti të shpallë me shpejtësi datat e tjera, duke arritur në plot 7 shfaqje në Pallatin e Kongreseve. Të gjitha shfaqjet janë thuajse të shitura tërësisht që në ditët e para të njoftimit, duke gjeneruar një shifër mbresëlënëse prej rreth 2 milionë eurosh nga shitja e biletave.
Ky kontrast i fortë tregon se kur një aktivitet është vërtet i kërkuar nga publiku, nuk ka nevojë për 4 milionë euro "shpëtim" nga paratë e emergjencës publike, por mjafton vetëm skena dhe spektakli i vërtetë.
Shfaqjet do të mbahen nga dy në natë më 27, 28 dhe 29 nëntor, dhe e shtata i shpall për në 1 dhjetor.

Lexo gjithashtu

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme