Politika 8 October 2026, 08:23 Nga VNA

Sot prova e muskujve të Ramës, a do e votojnë reformën me bisht në shalë Spiropali, Braçe e Sinaj?

Ndaje në Whatsapp
Sot prova e muskujve të Ramës, a do e votojnë reformën me

E enjta e sotme sjell përplasjen e shumëpritur në sallën e Kuvendit, ku mazhoranca socialiste do të testojë fuqinë e kartonëve për miratimin e hartës së re të reformës territoriale. 

Por ajo që duhej të ishte një shfaqje force nga ana e Edi Ramës, është kthyer në një sprovë të hapur autoriteti dhe disipline partiake, ku vëmendja është përqendruar te rrjedhja e mundshme e votave nga brenda vetë radhëve të PS-së.

Në qendër të kësaj stuhie parlamentare janë emra të njohur si Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali.

 Përplasjet dhe rezervat e shprehura në mbledhjen e fundit të grupit të PS-së kanë ngritur supet e drejtuesve të partisë: A do të guxojnë këta deputetë të mbajnë qëndrimin e tyre kritik, apo do ta votojnë reformën me "bisht në shalë" nën presionin e urdhrit partiak?

Llogaritja e numrave emër për emër: Pse lëkundet mazhoranca?


Për miratimin e reformës territoriale kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash. Në letër, Edi Rama e ka këtë numër, por matematikisht në terren llogaritë nuk dalin kaq lehtë.

 * Baza fillestare (86 mandate): PS numëron 83 mandate, të cilave u bashkohen 3 deputetë aleatë nga PSD-ja.

 * Marjana Koçeku (-1 votë | 85 mandate): Ish-deputetja e PS-së, tashmë e pavarur, ka prerë çdo shpresë për Taulant Ballën duke deklaruar publikisht se do të votojë kundër hartës së re.

 * Belinda Balluku (-1 votë | 84 mandate): Me mospjesëmarrjen e saj të vazhdueshme në punimet e Kuvendit, mazhoranca zbret saktësisht në kufirin e fishekut të fundit: 84 vota.

 Por shtrohet pyetja: Nëse do të jetë në krizë të thellë numrash, a do ta sjellë Rama në seancë Ballukun, e cila ka bojkotuar seancat që kur SPAK-u kërkoi arrestimin e saj?

 * Erion Braçe & Vullnet Sinaj (-2 vota | 82 mandate): Të dy deputetët shprehën hapur kundërshtitë e tyre gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Nëse ata nuk marrin pjesë në votim ose votojnë kundër, numri i votave pro bie në 82 — duke e bërë të pamundur miratimin e ligjit.

 * Elisa Spiropali (E lëkundur): Mënyra se si do të pozicionohet Spiropali mbetet enigmë deri në çastin e votimit, duke shtuar ankthin në radhët e mazhorancës.

Zëra kritikë apo vetëm një farsë politike?


 A ka vërtet zëra kritikë e parimorë brenda PS-së, apo e gjitha është thjesht një kauisje e organizuar për lojëra politike? Historia e votimeve në atë grup parlamentar ka treguar se shpesh "rebelimet" e çastit, pakënaqësitë e shprehura nëpër mbledhje grupi apo deklaratat me nëntekst shërbejnë vetëm për të rritur pazarin personal ose për të krijuar iluzionin e një debati demokratik brenda partisë.

 Kur vjen çasti i ngritjes së kartonit dhe syri i rreptë i Ramës vëzhgon sallën, shumica e këtyre zërave "kritikë" ulen, tjetërsohen dhe nënshtrohen pa kushte, duke votuar pikërisht atë që urdhëron kryetari.

Sot në seancë plenare do të shihet nëse ky do të jetë rasti i radhës ku deputetët i nënshtrohen rreshtimit partiak me bisht në shalë, apo nëse rrjedhja e votave do t'i djallosë përfundimisht llogaritë e Edi Ramës për hartën e re territoriale.

Lexo gjithashtu

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme