Politika 6 October 2026, 21:37 Nga VNA

Protesta qytetare përplas Qiraxhin me nënkryetarin e PD/ “Nuk duan as Ramën, as Berishën”. Kedhi: Ka grupime të ndryshme. Qiraxhi: E vjetra të ka zënë rrugën

Ndaje në Whatsapp
Protesta qytetare përplas Qiraxhin me nënkryetarin e PD/ “Nuk

Protesta qytetare dhe raporti i saj me partitë politike ka sjellë një debat të fortë mes aktivistit të Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, në emisionin në A2 CNN.

Në qendër të përplasjes ishte pikërisht pyetja se kë përfaqëson protesta dhe nëse ajo mund të identifikohet me opozitën politike.

Kedhi deklaroi se Partia Demokratike e ka mbështetur protestën, ndërsa Qiraxhi argumentoi se demokratët kanë qenë pjesë e saj si qytetarë, por se thirrjet e protestuesve, sipas tij, kanë shënjestruar njëkohësisht lidershipin e PS-së dhe atë të PD-së.

“Ju thoni që PD ka qenë në protestë dhe e ka mbështetur protestën”, tha Qiraxhi.

“Patjetër që e ka mbështetur protestën”, iu përgjigj Kedhi.

Qiraxhi ngriti më pas pikëpyetjen se përse PD kërkon një organizim strukturor partiak, kur demokratët nuk kanë qenë të përjashtuar nga protesta qytetare.

“Demokratët s’kanë qenë të përjashtuar nga protesta e qytetarëve. Është targetuar lidershipi i PS dhe PD. Kanë identifikuar qytetarët dy vetë që i kanë bllokuar të gjithë resurset”, tha ai, duke iu referuar Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Kedhi kundërshtoi përgjithësimin, duke theksuar se brenda protestës ka qëndrime të ndryshme.

“Aty ka grupime të ndryshme”, tha ai.

“Kështu thotë edhe Rama mo, ka ca qytetarë të mirë që s’duan dorëheqjen time”, replikoi Qiraxhi.

Debati për protestën u zhvendos më pas te lidershipi i PD-së dhe raporti mes brezit të vjetër dhe të rinjve në parti.

“Kam keqardhje që edhe sot këtu po merremi me emra. Këtu po ikën Shqipëria, ne merremi me emra!”, tha Kedhi.

“Emrat janë përgjegjës. E vjetra ta ka zënë rrugën ty”, iu përgjigj Qiraxhi.

“Kush ma ka zënë rrugën mua?! Kryesia e PD sot përbëhet nga 16 të rinj”, reagoi nënkryetari demokrat.

Qiraxhi e mbylli replikën me një krahasim: “Këtë bënte edhe Enver Hoxha.”

Lexo gjithashtu

Video

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme