Bota 6 October 2026, 21:33 Nga VNA

“Unë jam Giorgia”/ Meloni regjistron zërin për t’u mbrojtur nga deepfake-t e Inteligjencës Artificiale

Ndaje në Whatsapp
“Unë jam Giorgia”/ Meloni regjistron zërin për

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni  ka ndërmarrë një hap të ri për të mbrojtur identitetin e saj nga manipulimet e realizuara përmes Inteligjencës Artificiale, duke regjistruar timbrin e zërit të saj pranë Zyrës së Bashkimit Europian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO).

Lajmi është konfirmuar nga Palazzo Chigi, ndërsa masa synon të parandalojë përdorimin e paautorizuar dhe mashtrues të zërit të kryeministres italiane përmes teknologjive të AI-së dhe veçanërisht deepfake-ve.

Regjistrimi i një marke zanore ose vokale garanton të drejtën ekskluzive të përdorimit të një zëri të caktuar në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Në rastin e Melonit, qëllimi është mbrojtja nga falsifikimi i zërit dhe përdorimi i tij për qëllime ekonomike, politike apo diplomatike.

Kryeministrja italiane ka qenë disa herë objekt i manipulimeve dixhitale. Në maj, pasi një fotografi e manipuluar ku ajo shfaqej me të brendshme u përdor në rrjetet sociale për ta diskredituar, Meloni paralajmëroi për rrezikun në rritje që paraqesin deepfake-et.

“Deepfake-et janë një mjet i rrezikshëm, sepse mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe godasin këdo. Unë mund të mbrohem. Shumë të tjerë jo”, deklaronte ajo.

Raste të tjera të manipulimit të imazhit të Melonit janë regjistruar edhe më herët. Pesë vjet më parë, fytyra e saj u përdor në një video pornografike të manipuluar, ndërsa korrikun e kaluar një video e krijuar me Inteligjencë Artificiale e paraqiste atë si një figurë të Romës së lashtë, ndërsa drejtues të opozitës paraqiteshin duke iu hedhur luanëve.

Përballë përhapjes së përmbajtjeve të manipuluara, Italia ka forcuar ndërkohë kuadrin ligjor për përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Ligji i miratuar në vitin 2025 parashikon përgjegjësi penale për shpërndarjen mashtruese të përmbajtjeve deepfake dhe për përdorimin e AI-së në mënyra që cenojnë sigurinë ose integritetin e personave.

Për manipulimin e përmbajtjeve përmes Inteligjencës Artificiale, kur shtrembërohet realiteti dhe cenohet besimi i qytetarëve, parashikohen dënime nga një deri në pesë vjet burg.

Paralelisht, në Parlamentin italian vijon shqyrtimi i një tjetër projektligji që synon forcimin e mbrojtjes së identitetit personal përballë zhvillimit të teknologjive të Inteligjencës Artificiale, me vëmendje të veçantë ndaj fenomenit të deepfake-ve.

Vendimi i Melonit për të regjistruar zërin e saj vjen në një kohë kur zhvillimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale po shton shqetësimet për falsifikimin e zërit dhe imazhit të figurave publike, si dhe për përdorimin e këtyre materialeve për dezinformim, mashtrim apo ndikim politik.

Video

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme