Bota 6 October 2026, 09:09 Nga VNA

Unë jam Giorgia Meloni”/ Kryeministrja italiane regjistron zërin për t’u mbrojtur nga klonimet me AI

Ndaje në Whatsapp
Unë jam Giorgia Meloni”/ Kryeministrja italiane regjistron zërin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ndërmarrë një hap të pazakontë për t’u mbrojtur nga keqpërdorimi i inteligjencës artificiale, duke kërkuar regjistrimin e zërit të saj si markë në Bashkimin Europian.

Meloni ka paraqitur kërkesën pranë Zyrës së Bashkimit Europian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO). Në dosje është përfshirë një regjistrim audio prej vetëm katër sekondash, ku ajo përsërit dy herë në italisht frazën e njohur “Io sono Giorgia Meloni” – “Unë jam Giorgia Meloni”. Kërkesa rezulton aktualisht në shqyrtim. 

Qëllimi është forcimi i mbrojtjes ligjore kundër klonimit të zërit të kryeministres përmes inteligjencës artificiale dhe krijimit të materialeve “deepfake”, të cilat mund t’i atribuojnë asaj deklarata që nuk i ka bërë. Regjistrimi i zërit si markë nuk do të ndalonte automatikisht imitimet e krijuara nga AI, por mund t’i japë Melonit një instrument shtesë ligjor kundër përdorimeve të paautorizuara. 

Fraza e zgjedhur nuk është rastësore. Ajo lidhet me deklaratën e famshme të Melonit në një tubim politik të vitit 2019 dhe më pas u përdor edhe si titull i autobiografisë së saj të vitit 2021. 

Kryeministrja italiane është përballur më parë me materiale të manipuluara të krijuara me inteligjencë artificiale. Në vitin 2024 ajo nisi gjithashtu një betejë ligjore kundër një personi të akuzuar për krijimin dhe publikimin e imazheve pornografike “deepfake” duke përdorur portretin e saj; çështja vijon në gjykatat italiane. 

Regjistrimi i paraqitur në EUIPO lidhet me kategori që përfshijnë përmbajtje multimediale të shkarkueshme, aktivitete kulturore dhe organizimin e manifestimeve politike. 

Video

Bota në një minutë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Ajo po hetohet si pjesë e dyshuar e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme