Bota 6 October 2026, 21:30 Nga VNA

Grabitje e bujshme në Francë, vidhet “Apokalipsi” i Dalí-së me vlerë miliona euro

Ndaje në Whatsapp
Grabitje e bujshme në Francë, vidhet “Apokalipsi” i

Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Francë. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në Qendrën e Artit Bashkëkohor në Issoire, në rajonin Auvergne, dhe kanë vjedhur “L’Apocalypse”, veprën monumentale të lidhur me emrin e artistit të njohur Salvador Dalí.

Vepra, e cila dikur është cilësuar si “libri më i çmuar në botë”, peshon rreth 210 kilogramë dhe është e zbukuruar me ar dhe gurë të çmuar. Vlera e saj llogaritet në disa milionë euro.

Një nga elementet më të veçanta të veprës është kopertina prej bronzi, e realizuar nga Salvador Dalí, e cila peshon rreth 150 kilogramë.

“L’Apocalypse” u konceptua dhe u porosit në vitin 1959 nga botuesi francez i librave të artit Joseph Forêt, duke marrë si pikë referimi “Apokalipsin” e Shën Gjonit.

Në krijimin e veprës morën pjesë shtatë artistë të njohur, mes tyre Salvador Dalí, Georges Mathieu, Bernard Buffet dhe Leonor Fini. Projekti përfshiu gjithashtu kontributet e shtatë shkrimtarëve dhe mendimtarëve, të cilët sollën komentet dhe reflektimet e tyre. Mes emrave të përfshirë ishin Jean Cocteau, Emil Cioran dhe Ernst Jünger.

Që prej vitit 1961, “L’Apocalypse” është ekspozuar në vende të ndryshme të botës, duke kaluar ndër vite në duart e disa pronarëve.

Në vitin 2002, vepra u ble nga koleksionisti Christian Karoutzos. Ky i fundit ka treguar se iu deshën rreth dhjetë vjet për të përballuar pagesën e saj, duke punuar shtatë ditë në javë.

Pas 24 vjetësh në pronësi të tij, Karoutzos vendosi këtë verë ta ekspozonte veprën në Qendrën e tij të Artit Bashkëkohor në Issoire. Vetëm disa muaj më vonë, vepra me vlerë disa milionë euro u vodh.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e veprës së rrallë. Pronari ka reaguar me tone të forta pas grabitjes, duke e konsideruar humbjen një goditje të rëndë për trashëgiminë kulturore.

“Është një vepër unike në botë. Kanë vrarë trashëgiminë franceze, kanë vrarë Francën”, deklaroi Karoutzos.

Video

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

Reagon për herë të parë Monika Lubonja, paralajmëron padi ndaj Adrian Hilës: Njeri i pabesë

Një qen 14-vjeçar, i zhdukur prej gjashtë ditësh, është gjetur i gjallë nën një grumbull tullash dhe mbetjesh ndërtimi. Pronari e gjeti pasi dëgjoi lehjen e tij të dobët. Qeni u nxor i gjallë, por në gjendje të dobët. Pronari dyshon se dikush e kishte vendosur dhe mbuluar qëllimisht me rrënoja. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme