Rajoni 6 October 2026, 22:03 Nga VNA

Kurti ofertë të re PDK-së për Specialen dhe presidentin, Hamza refuzon

Ndaje në Whatsapp
Kurti ofertë të re PDK-së për Specialen dhe presidentin,

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka paraqitur Partisë Demokratike të Kosovës një ofertë të re për zhbllokimin e situatës politike, duke propozuar votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe menjëherë më pas zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kurti deklaroi se deputetët e LVV-së janë të gatshëm të votojnë fillimisht projektligjin për Gjykatën Speciale, me kusht që PDK-ja të mbështesë më pas njërën prej dy kandidaturave të propozuara për presidente, Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin.

“Ne ua votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht e mandej sonte menjëherë votimi për president, Glauku ose Feridja”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, nëse PDK-ja do ta pranonte propozimin, do të thirrej një seancë e Kuvendit me dy pika kryesore në rendin e ditës: votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Hamza refuzon ofertën: President pa marrëveshje politike nuk mund të ketë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka refuzuar edhe këtë propozim. Ai deklaroi se partia e tij është e gatshme të votojë ndryshimet për Specialen, por theksoi se zgjedhja e presidentit kërkon paraprakisht një marrëveshje politike.

“Ne jemi këtu për të votuar ligjin, por s’ka marrëveshje për presidentin. Jemi këtu që nga mëngjesi, prej ditësh kërkojmë të vijë ligji të aprovohet. President pa marrëveshje politike s’mundet të ketë”, deklaroi Hamza.

Oferta e fundit erdhi pas një tjetër propozimi të Kurtit, i cili kishte kërkuar që presidenti të zgjidhej fillimisht, ndërsa të enjten të votohej në lexim të dytë projektligji për Dhomat e Specializuara. Kurti kishte garantuar praninë e 62 deputetëve për votimin e ndryshimeve ligjore, duke i kërkuar PDK-së që të siguronte pjesëmarrjen e të paktën gjysmës së grupit të saj parlamentar në votimin për president.

Ky skenar lidhej me kandidaturën e Bekim Sejdiut. Megjithatë, Sejdiu njoftoi më pas se ishte tërhequr përfundimisht nga gara për president, duke bërë të ditur se për vendimin kishte informuar Kurtin dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Përplasja për rendin e votimeve

Në qendër të mosmarrëveshjes mes LVV-së dhe PDK-së mbetet rendi dhe mënyra se si duhet të procedohet me dy çështjet. PDK-ja ka kërkuar që fillimisht të miratohen përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe vetëm më pas të negociohet për presidentin.

Kurti, nga ana tjetër, ka argumentuar se çështja e presidentit dhe ajo e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nuk duhet të kushtëzojnë njëra-tjetrën. Sipas tij, dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte Kosovën drejt zgjedhjeve të reja dhe do të vështirësonte angazhimin institucional për proceset në Hagë.

Hamza ka këmbëngulur se marrëveshjet e arritura nga Kurti me parti të tjera për kandidaturën presidenciale nuk përbëjnë marrëveshje me PDK-në dhe se zgjedhja e kreut të shtetit kërkon një konsensus të mirëfilltë politik.

Ndërkohë, para Kuvendit të Kosovës po vijon për të dytën ditë protesta me kërkesën për votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vazhdojë deri në votimin e ligjit.

Video

San Marino ka befasuar Shqipërinë në Tiranë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 66-të të sfidës së vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kryesonin 1-0 që prej minutës së 11-të, falë një goditjeje të fuqishme nga distanca të Kristjan Asllanit, por miqtë shfrytëzuan një moment pakujdesie të mbrojtjes shqiptare për të vendosur baraspeshën. Pas një krosimi në zonën e Shqipërisë, Lazzari u gjend i lirë dhe goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Dajsinani dhe duke shënuar për 1-1. Goli i San Marinos erdhi në një moment kur Shqipëria po kërkonte të shtonte avantazhin. Trajneri kishte ndërhyrë edhe nga stoli, duke aktivizuar Mehmetin në vend të Muçit dhe Uzunin në vend të Hoxhës.

Shqipëria fiton me dramë ndaj San Marinos, Asllani vendos ndeshjen në minutën e 93-të Shqipëria ka triumfuar 2-1 ndaj San Marinos në Tiranë, duke siguruar fitoren vetëm në minutat shtesë. Kristjan Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa Lazzari barazoi për San Marinon në minutën e 66-të. Kur sfida po shkonte drejt barazimit, pas ndërhyrjes së VAR-it Shqipëria fitoi një penallti. Asllani u tregua i saktë në minutën e 93-të, duke vulosur rezultatin 2-1. Një fitore e vuajtur për kuqezinjtë, të cilët marrin tri pikët dhe vendin e parë në Grupin C1.

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për Nations League. Goli i kuqezinjve u realizua në minutën e 11-të nga Kristjan Asllani, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë. Kombëtarja shqiptare e nisi në sulm takimin dhe krijoi disa raste të tjera për shënim. Në minutën e 22-të, Rey Manaj iu afrua golit të dytë, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga shtylla. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren dhe një rezultat bindës ndaj San Marinos, skuadër të cilën e kanë mposhtur në të pesta përballjet e mëparshme.

Ndeshja miqësore mes Serbisë U21 dhe Rusisë U21, e fituar 2-1 nga serbët, u shoqërua me tensione të forta në pjesën e dytë. Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, duke përfshirë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi Umnjikovin me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua gjithashtu nga fusha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme